Mobi Casa

LVV: Edhe sa herë do të nisin punët në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Telenovela “Lumi Mirusha” nuk ka të sosur. Episodet sa vijnë e shtohen, e ngjarja vazhdon të bëhet gjithnjë e më dramatike. Premtohet rregullimi, bëhen planifikime, ndahet buxheti, nisin punimet dhe… premtohet rregullimi, bëhen planifikime, ndahet buxheti, nisin punimet…pra, vazhdon i njëjti avaz dhe Zgjedhjet vijnë e shkojnë. Ky projekt është devijuar nga ky pushtet dhe është në kundërshtim me dispozitat ligjore thuhet në reagimin e LVV dega në Gjilan.

Por, qytetari i Gjilanit është i detyruar të duroj erën e rëndë në mes të qytetit dhe të përballet me mundësitë e shkaktimit të sëmundjeve nga kjo papastërti, ndërsa telenovelës nuk është kah i vjen fundi. Telenovela të tilla, kanë brenda tyre intriga, gënjeshtra, tradhti, manipulime e çka jo tjetër se, pos ndonjë gjëje të mirë për qytetarin e lodhur të Gjilanit nga kjo keqqeverisje.

UBT

Qytetari i Gjilanit nuk dëshiron të jetë pjesë e këtyre telenovelave që jo vetëm se nuk kanë cilësi, por nuk mbarojnë kurrë. Ai tash më e ka kuptuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Këta njerëz do të shkojnë në shtëpi së shpejti, pasi shumë shpejtë do të ndëshkohen me votë nga qytetari i Gjilanit.

Telenovelat do t’i përfundojmë më 22 tetor, atë ditë kur punët në dobi të qytetarit do të fillojnë. Ka thënë Ardianë Halimi nga zyra për informim e LVV në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.