Vihet gurë themeli i lapidarit të heronjve të luftës në Kikë
Kamenicë – Në majën e Kikës legjendare, në prani të banorëve të kësaj ane është vënë gurë themeli i lapidarit të heronjve të kombit Lotë, Shet e Latif Vaku.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Begzad Sinani me një fjalë përshëndetëse i ka vlerësuar lartë këto figura të luftës heroike deri në vitin 1912, asaj të vitit 1945 dhe luftës së lavdishme të UÇK – së.
Ne, sot po vendosim gurëthemelin e luftëtarëve të luftës së Kikës që edhe gjeneratat e ardhshme do ti kujtojnë me pietet dhe krenari për lirinë që sot po e gëzojmë, tha kryetari i Komunës, Sinani.
Po ashtu ka thënë se të gjithë heronjtë e kombit të luftërave për liri do të përkujtohen përgjithmonë nga të gjitha brezat./rajonipress/


