ARKATANA

Serbët kushtëzojnë Haradinajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe për kryeministër. Në këmbim të votës së tyre ata kërkojnë garanci që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet.

Asgjë nuk po flet në të mirë të koalicionit PAN. Përveç mungesës së numrave për t’i formuar institucionet PAN-i duket se do të ketë telashe të sigurojë edhe mbështetjen e “votave të sigurta” të minoriteteve, respektivisht ato të serbëve. Përfaqësues të Listës Serbe kanë njoftuar se ata ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë për kandidatët e PAN-it për kryeparlamentar dhe për kryeministër, shkruan “Zeri”.

Hidromorava

Kjo ka lënë të kuptohet se Haradinaj dhe Veseli ende nuk kanë një marrëveshje përfundimtare me Listën Serbe, me ç’rast krijimi i institucioneve pa ta do të ishte i pamundur. Ndërkohë në ditën e dytë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, kanë rikonfirmuar se institucionet do të bëhen shumë shpejt tani. Në anën tjetër, LVV-ja dhe LAA-ja përveçse thonë se nuk i kanë vota për PAN-in, ata kanë siguruar se nuk do ta votojnë as Veselin për kryeparlamentar nëse ai do të jetë i nominuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.