Eko Higjiena

Bankat fitojnë miliona mbi kurrizin e kosovarëve të varfër

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë ka arritur në mbi 2.2 miliardë euro, prej tyre rreth 800 milionë euro janë kredi familjare, derisa 1.4 miliard euro janë kredi për ndërmarrje. Kreditë familjare janë rritur, ndërkaq sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma efektive e interesit për kredi është 8.5 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

Profesori Ramosaj dyshon se ka monopol nga bankat

Vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë ka arritur në mbi 2.2 miliardë euro, prej tyre rreth 800 milionë euro janë kredi familjare, derisa 1.4 miliard euro janë kredi për ndërmarrje. Kreditë familjare janë rritur, ndërkaq sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma efektive e interesit për kredi është 8.5 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

Por, a janë futur qytetarët kosovarë në borxhe deri në fyt në një shtet ku nuk ka ekonomi të tregut,por ekonomi të kontrolluar dhe të dirigjuar de fakto nga “nëntoka dhe mafia kriminale”!? Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “KONSUMATORI”, thotë se Org. “KONSUMATORI” janë të vetmit në Kosovë që e kanë ngritur zëri për klientin, palën, konsumatorin e shërbimeve të institucioneve financiare e bankiere. ” Të vetmit jemi që e kemi ngritur zërin për padrejtësitë që po i bëhen qytetarit konsumator të bankave komerciale. Një arsye më shumë për të na injoruar e për të na diskriminuar institucionet, asociacionet e mekanizmat e shtetit. Ky injorim e diskriminim është sinjal e dëshmi e mjaftueshme se ato, në këtë mënyrë, duan të na e mbyllin gojën si OSHC, por edhe të gjithë qytetarëve konsumatorë taksapagues, të cilëve ata u detyrohen për transparencë, llogaridhënie e ndarje përgjegjësish”, u shpreh ai. “Mendoj se lehtësia e mashtrimit të qytetarit konsumator të shërbimeve të institucioneve financiare e bankiere qëndron në faktin se mungon transparenca, llogaridhënia dhe ndarja e përgjegjësive, po ashtu mungon ligji për sigurinë e konsumatorit të institucioneve financiare e bankiere, pastaj zbatimi nën nivelin prej 40% i ligjeve dhe stërngarkesat e gjykatave me afro 500.000 lëndë janë sinjal i keq për të gjitha palët që kërkojnë drejtësi, por jo edhe për të tjerët që obligohen me mandat e ligj për zbatimin e ligjeve”, është shprehur ai për “Kosova Sot”.

Konsumatorët në mëshirën e fatit

HW

Sipas Kaçanikut, BQK-ja, si mekanizëm rregullator i tregut financiar e bankier, edhe i sigurimeve, nuk po dëshmohet mjaftueshëm edhe si mbrojtës i të drejtave të qytetarit konsumator të shërbimeve bankiere dhe të sigurimeve. “Imagjinoni, bëhet fjalë për një treg ku qarkullojnë miliardat dhe ku qytetari konsumator ngarkohet me miliarda telashe – e BQK-ja hesht dhe nuk bashkëpunon në asnjë formë me këtë qytetar të saj konsumator, i cili e ka themeluar dhe të cilit duhet t i shërbejë ?! Heshtin edhe MF-ja, Qeveria, Kuvendi, Presidenca, të cilat BQK-në e kanë dorë të zgjatur dhe nuk e lënë që të merret me mandatin që e ka ?! Mendoj se të gjithat këto janë përgjegjëse për kamatat e larta të të gjitha viteve të pasluftës – të përafërta me FAJDETË ? Përveç heshtjes dhe të bërit ” Amin ” nuk i mbetet asgjë tjetër qytetarit konsumator – sepse i frikohet hakmarrjes, siç i ndodhi njërit prej tyre: Për një vonesë absurde kamatat ia gjashtëfishuan kryegjënë. Shkelje flagrante e të drejtave të qytetarit konsumator të shërbimeve bankiere – veprim ky të cilin e zbatojnë shumë banka në Kosovë ?!”, theksoi më tej ai. “Mendoj se MF-ja, Qeveria, Kuvendi, Presidenca, të cilat, siç e thashë, BQK-në e kanë dorë të zgjatur. Nëpërmes saj po e mbushin buxhetin konsumues – të paafta për t’ia siguruar shtetit dhe sovranit konsumator një buxhet korrekt, prodhues, përfitues e eksportues. Është obligim i MF-së, Qeverisë, Kuvendit, Presidencës që edhe nëpërmes BQK-së të krijojnë kushte për lehtësimin dhe përmbushjen e nevojave themelore socio-ekonomike të qytetarit konsumator; Për zhvillimin ekonomik; Thirrjen e investitorëve; Krijimin e kushteve ekonomike e financiare për rritjen e punësimit; E jo për t’i bërë të kundërtat! Imagjinoni përkushtimin dhe profesionalizmin e MF-së, Qeverisë, Kuvendit, Presidencës, edhe të BQK-së, të cilat duke i pasur miliardat në disponim, natyrisht të qytetarit konsumator të shërbimeve bankiere, edhe të atij që dërgon me miliarda remitenca, partner e financier i mundshëm i projekteve të shtetit – merr kredi nga bankat jashtë shtetit, me interes të lartë ?!”, potencoi Kaçaniku.

Bankat duhet t’i ulin interesat

Bankieri Milazim Abazi, në nj prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se nëse i analizojmë me kujdes të gjithë parametrat, atëherë del se kosovarët e as bizneset e tyre nuk janë mjaftueshëm të ngarkuar me kredi dhe krahasuar me regjionin jemi shumë më pak të ngarkuar, qoftë si qytetarë apo qoftë si biznese. ” Nëse analizojmë potencialin kreditor të të gjitha bankave, atëherë del se bankat në Kosovë kanë mundësi ta rrisin nivelin e kredive të reja edhe për 1 miliard euro, me çka ato do të kontribuonin për një rritje ekonomike më të theksuar në të ardhmen e afërt. Për të pasur nivel më të lartë të kredive, bankat duhet të vazhdojnë edhe më tej t’i ulin interesat në kredi, ndërsa shteti të rregullojë rendin dhe ligjin si dhe të përmirësojë ambientin e të të bërit biznes”, u shpreh bankieri Milazim Abazi.

Zhvillimi në nivel të ulët

Profesori universitar, Berim Ramosaj ka veçuar se treguesi më i mirë për të parë nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendit është norma e interesit për kredi, respektivisht norma e interesit për kursime. Por, sipas tij, derisa bankat komerciale në Kosovë janë të mbushura me para të kursimeve të qytetarëve, ndërsa dhënia e kredive është në shkallë shumë të lartë të interesit, ndërsa norma e kursimit nuk e kalon 1- përqindëshin, kjo, siç tha, tregon për një nxitje shumë të ulët ekonomike të një vendi, ngase, sipas tij, vendet të cilat kanë nxitje ekonomike respektivisht normë të lartë të zhvillimit ato kanë edhe kursime në nivel të ulët, d.m.th bankat nuk kanë para, sepse shumicën e parave ua kanë plasuar kredi bizneseve, që në fakt është e kundërta në Kosovë. ” Pra, bankat kanë shumë para, norma e interesit për kursime është relativisht e ulët, nën një për qind, norma e interesit për kredi është relativisht e lartë, dhe kjo tregon se niveli i mirëqenies së qytetarëve është shumë i ulët, andaj shumë qytetarë apo ekonomi familjare, me qëllim që t’i shlyejnë obligimet që i kanë për jetesë, hyjnë në marrëdhënie kreditore, duke marrë kredi në këto bankat komerciale me norma të larta të interesit vetëm të prolongojnë huat që i marrin për jetesën e tyre. Kjo tregon për një nivel të ulët të zhvillimit”, u shpreh ai. ” Pra, shumica e bankave në Kosovë janë të mbushura me para, kanë para mjaft, por dhënien e kredive e kanë të kushtëzuar me norma të larta interesi, që mos me thënë se janë duke u sjellë si monopoliste, sepse shumica e bankave në Kosovë normën e interesit relativisht e kanë të lartë dhe sikur ta kenë ndonjë marrëveshje eventuale këto banka ndërmjet veti”, potencoi për gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Berim Ramosaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.