ARKATANA

Rifat Kukaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Ramadan Mehmeti

Nga më erdhi kjo kokërr rrush!
Kush ma dha? E di kush?
O, ja ku qeshet xhaxhi Rifat,
Me shaka bota u mbush!

Kokërrmeli nga përralla
Po e ndjek një gaforre,
Në livadh sa shumë valle!
Gaforrja qenka defatore!

ARKATANA

Po Drenica pse buçet,
Mos pengojmë mikun poet?
Nxjerr nga vargjet qeshje plot,
Ai pa gëzime nuk rri dot!

I bashkohemi edhe ne,
Me shumë këngë e hare,
Kërkojmë kudo lumturi,
Gishtoja po rritet përsëri!