Një yll i ri nga Gjilani në muzikën argëtuese
Gjilan – Skenës muzikore shqiptare i është shtuar edhe një artist i muzikës argëtuese mjaft i talentuar, ai është Blerim Maloku nga Gjilani.
Maloku karrierën e këngëtarit e kishte filluar në fillim të viteve të 90-ta si amator, por për një kohë të gjatë ishte larguar nga skena.
Maloku kishte filluar karrierën e tij në SH.K.A “Idriz Seferi” në Zhegër dhe në SH.K.A “Gryka e Karadakut”
Këngëtari nga Gjilani ka realizuar tri këngë, një në vitin e kaluar “Lokali i Dashurisë” ndërsa në këtë vit ka lansuar edhe dy këngë të tjera “Sa Herë” dhe “Ani Ani” , të kompunuara Ilir Behrani dhe Sokol Koci.
Tri këngët e Malokut janë lansuar më Videoklip.
Këto këngë janë mirëpritur mjaft mirë dhe kanë marrë shtrirje në të gjitha trevat shqiptare.
“Jam shumë i kënaqur që ju kam rikthyer muzikës, këto tri këngë janë mirëpritur mjaft mirë nga dashamirët e muzikës argëtuese moderne, një punë të mirë e kanë bërë edhe tekst shkruesit, Behrani dhe Koci, dhe këto këngë tani gjinden në të gjitha radiot dhe televizionet shqiptare”, shprehet këngëtari Blerim Maloku
Maloku ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi ndërsa shumë shpejt priten edhe befasitë tjera.
“Shumë shpejt do të dal edhe më 3-4 këngë, është një kërkesë e adhuruesve të mijë të cilët janë inspirimi im por edhe kërkesat e shumta të cilat i kam në ahengjet e ndryshme”, ka bërë të ditur Blerim Maloku./sylejman ismajli/rajonipress/


