Hidromorava

Arbitrazhi, shpresa e fundit për investitorët e huaj

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Behgjet Pacolli, pronar i kompanisë “Mabetex”, për rastin e privatizimit të hotelit “Grand” në Prishtinë i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit të Bankës Botërore në Uashington. Aktualisht Gjykatat e Arbitrazhit është shpresa e fundit për të kërkuar drejtësi për shkak të mospërmbushjes së kontratave mes atyre dhe institucioneve të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kosova edhe më tutje vazhdon të humbë shuma të konsiderueshme të mjeteve për shkak të mospërmbushjes së kontratave në mes të institucioneve vendore dhe kompanive të huaja, që kanë ardhur për të investuar apo edhe për të bërë biznes në vendin tonë.

Biznesmeni Behgjet Pacolli kohë më parë kishte dhënë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për privatizimin e hotelit “Grand”, por edhe pse janë paguar ato ai asnjëherë nuk ka arritur të bëhet pronar i saj.

Për të kërkuar drejtësi Pacolli së fundmi i është drejtuar Arbitrazhit Ndërkombëtar të Bankës Botërore në Uashington, shkruan tutje “Zëri”.

ARKATANA

Pacolli, në një status në rrjetin social “Facebook”, ka konfirmuar se rasti i hotelit “Grand” do të trajtohet në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Bankës Botërore në Uashington.

Sipas tij, ky rast udhëhiqet direkt nga qendra e “Mabetex”-it në Lugano, pasi që investimi mbi 5.1 milionë euro ka ardhur nga kjo qendër.

“Për mua si idealist i një Kosove civilizuese, ku sundon ligji dhe e drejta, ky rast më shqetëson goxha shumë. Nuk pati rrugëzgjidhje tjetër këtu në Kosovë, përveçse të dërgohet lënda në Arbitrazh Ndërkombëtar. Më poshtë do ta kuptoni në detaje se nuk ka pasur rrugë tjetër. Jam koshient se këto ditë do të dëgjoni spekulime se Behgjet Pacolli ka për qëllim ta dëmtojë buxhetin e Kosovës dhe se do t’i marrë para shtetit tonë. E gjithë e kaluara ime dhe e ardhmja e kanë dëshmuar dhe do ta dëshmojnë se unë i kam dhënë, i jap dhe do t’i jap këtij shteti dhe se ky veprim ka vetëm një qëllim: t’i identifikojë të gjithë matrapazët që na kanë varfëruar dhe na kanë pamundësuar që të bëhen investime në Republikën tonë”, ka thënë Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.