Fundamenti

Gjumi dhe ushtrimet fizike – të fuqishme sa çdo ‘ilaç i mençurisë’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nuk keni nevojë të përdorni pilule për ta forcuar trurin.

Sipas një meta-analize të vitit 2015 nga hulumtuesit e Oksfordit, format jofarmaceutike të rritjes së aftësive kognitive – siç janë gjumi, ushtrimet fizike dhe ushtrimet e trurit – i përmirësojnë ato aftësi po aq shumë sa ilaçet farmaceutike – siç janë modafinili, methylphendati dhe kafeina, transmeton Telegrafi.

Në njërën anë, ‘ilaçet e mençura’ janë dëshmuar se e rrisin vëmendjen, kujtesën, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, etj.

Ato zakonisht funksionojnë duke ndikuar në nivelet e neurotransmetuesve si serotonina, dopamina dhe noradrenalina.

Mobi Casa

Por, në anën tjetër, edhe shprehitë e mira të gjumit e përmirësojnë kujtesën, kreativitetin dhe shpejtësinë e zgjidhjes së problemeve.

Ushtrimet fizike gjithashtu e rrisin motivimin, e përmirësojnë kujtesën dhe shpejtësinë e mësimit. Madje, duke e rritur qarkullimin e gjakut, ushtrimet fizike ndikojnë edhe në vëmendje më të mirë, procesim më të shpejtë të informacioneve dhe performancë më të lartë akademike.

Vlen të ceket se në internet ka edhe shumë programe të cilat shërbejnë si ‘ushtrime të trurit’ dhe që gjithashtu e forcojnë kujtesën, vëmendjen, shpejtësinë e procedimit vizual, si dhe funksionin ekzekutiv. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.