Fundamenti

Fondet e krimit qindra milionësh, turpi i politikës kosovare

/ 16 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët politikë dhe qytetarët e anketuar, duke parë pasurimin e shpejtë të pasluftës të figurave qendrore në politikën e Kosovës, dhe lidhjet e tyre më biznese të mëdha, sikurse marrja drejtpërdrejt me biznese të shumta, dyshojnë që gjeneza e qindra milionave, që i deklarojnë ata si gjoja të “trashëguar, realisht është e bazuar kryesisht në paratë e vjedhura nga FONDI “VENDLINDJA THËRRET” dhe “FONDI 3%”, por edhe tek krimi i organizuar gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

“Në pushtet së bashku apo në opozitë, bartësit e fondeve ‘Vendlindja Thërret’ dhe ‘Fondi 3 %’, e ndihmuan njëri-tjetrin në fshehjen e gjurmëve të vjedhjes kriminale dhe plaçkitjes më të madhe të mërgimtarëve në dy dekadat e fundit. Shkaku i kapjes së pushtetit nga bartësit e këtyre fondeve famëkeqe, asnjëherë deri më sot nuk janë bërë publike se si janë shpenzuar qindra miliona euro e deri edhe miliarda nga të dyja fondet, madje nuk ka ndodhur asnjë auditim për këto para të vjedhura të mërgimtarëve”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot

Analistët politikë dhe qytetarët e anketuar, duke parë pasurimin e shpejtë të pasluftës të figurave qendrore në politikën e Kosovës, dhe lidhjet e tyre më biznese të mëdha, sikurse marrja drejtpërdrejt me biznese të shumta, dyshojnë që gjeneza e qindra milionave, që i deklarojnë ata si gjoja të “trashëguar, realisht është e bazuar kryesisht në paratë e vjedhura nga FONDI “VENDLINDJA THËRRET” dhe “FONDI 3%”, por edhe tek krimi i organizuar gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Një lidhje e tillë kriminale kërkohet madje te të gjithë politikanët, sepse, sipas analistëve, shumica e milionave të pasurisë se gjoja “të trashëguar” të pushtetarëve të sotëm dhe opozitarëve është pikërisht tek dy fondet e famshme : Fondi “VENDLINDJA THËRRET” dhe “Fondi 3%”. Zhgënjimi mbetet tani në drejtësinë kosovare, që edhe pse ka pasur akuza miliardëshe se si janë keqpërdorur paratë e popullit, asnjëherë deri më tani nuk është hapur ndonjë rast nga prokuroria, përkundër faktit se që nga viti 1999 ka mundur të bëhet një gjë e tillë.

Ish- deputeti i LDK-së, Adem Salihaj tha për “Kosova Sot” se keqpërdorimet me paratë e këtij populli të shkretë kanë filluar qysh para lufte,pastaj kanë vazhduar gjatë luftës dhe pas saj. “Në një situatë kur populli ynë ka qenë i ekspozuar masakrave më çnjerëzore, kur janë masakruar gra e fëmijë, kur janë dhunuar e çnderuar gratë shqiptare, këta te vetëquajturit komandantë, nëpër hotelet e Tiranë kanë bërë biznes me gjakun dhe vuajtjet e tij. Rrallë, e ndoshta hiç, në ndonjë luftë çlirimtare ia ka bërë dikush kështu popullit të tij. Në fakt, unë nuk di ndonjë shembull të tillë në botë. Kjo plaçkitje e tmerrshme e popullit tonë ka vazhduar pas lufte deri sot dhe po vazhdon ende. Këta janë në gjendje të plaçkitin çdo gjë, madje t’ia shesin çdo gjë të shenjtë të popullit e të atdheut armiqve tanë më të përbetuar. Pasuria e tyre sot është marramendëse, arrin miliardat,krejt e vjedhur dhe e plaçkitur. Për fat të keq, populli ynë i stërvuajtur, ende nuk e ka kuptuar këtë si duhet dhe ende shkon pas këtyre vrasësve, dhunuesve e plaçkitësve”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

UÇK-në e financoi “Vendlindja Thërret” Sipas Muhamet Kelmendit, ishveprimtar i çështjes kombëtare në diasporë, edhe në organizimin e luftës dhe themelimin e UÇK-së, UÇK-ja është financuar ekskluzivisht nga Fondi “Vendlindja Thërret” dhe vetëm simbolikisht nga “Fondi 3%.” “Mjetet e vetme që i ka dhënë Qeveria e “Bukoshit” në mërgim për UÇK-në janë në vitin 1996 për 3 muaj nga 30 mijë DM. Këto mjete janë dhënë pas takimit në Ulmë më 1996 me Bujar Bukoshin. Takimi është bërë me ndërmjetësimin e Adem Demaçit. Deri në mars të vitit 1998 nuk ka asnjë mjet tjetër. Në mars të këtij viti janë dhënë 270 mijë DM. Pra, pse thua z. Xhavit Haliti se në vitin 1995 ka dhënë mjete Bukoshi! Nëse po, ku janë ato mjete? Pas gjysmës së dytë të vitit 1998 mjetet e Fondit 3% nuk dihet se sa janë dhënë për UÇK-në. Këtë duhet ta tregojnë vetë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti, si dhe Kadri Veseli e Azem Syla!”, potencoi ia. “Më së miri është për mjetet e Bukoshit i informuar Xhavit Haliti. Ai e di edhe rastin dhe raportet e tij dhe të Azem Sylës, të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit me Ilir Konushevcin. Xhavit Haliti i di mirë. Kurrë Qeveria e Bukoshit nuk ka ofruar deri në mars 1998 mjetet e veta për UÇK-në. UÇK-ja është financuar vetëm nga Fondi ‘Vendlindja Thërret’. Kurrë Ahmet Krasniqi deri në gjysmën e dytë të vitit 1998 nuk i ka ofruar mjetet e 3% për Fondin e UÇK-së. Miliardat janë para të popullit e jo të këtij a atij institucioni, të Bukoshit a të Xhavitit, të Krasniqit etj. Çudi dhe vetëm çudi!”, shtoi më tej Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas tij, lidhur me fondet që kanë funksionuar para dhe gjatë luftës është diskutuar shumë herë dhe është kërkuar që të jepet llogari nga bartësit e këtyre fondeve, por ajo nuk është bërë. Ndëshkim për abuzuesit Qytetarët e anketuar nga gazeta janë shprehur të zhgënjyer me drejtësinë kosovare që pavarësisht faktit se është raportuar herë pas herë, se prokuroria ka filluar një proces hetimor, sidomos për Fondin 3%, por nuk ka rezultuar akoma me ngritjen e ndonjë aktakuze.

Qytetari Selver Lenjani nga Karaçeva i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Speciale që mos t’i lënë në heshtje, të mos i amnistojnë kurrsesi abuzuesit e këtyre dy fondeve, sepse përveç atyre mjeteve që kanë shkuar në armatim të luftës, paratë e mbetura i kanë ndarë mes tyre organizatorët e themelimit të tyre.”Unë konsideroj që edhe për ‘Fondin 3%’, por edhe për atë ‘VENDLINDJA THËRRET’, ata që i kanë keqpërdorur duhet me pa tjetër të hetohen e të ndiqen penalisht. Ajo ka qenë dhe është djersa e këtij populli dhe le ta dinë abuzuesit e këtyre fondeve që populli nuk i harron. Këta janë mësuar vetëm të vjedhin. Unë nuk mund të harroj që fillimisht, nga periudha e luftës, u kanë mbetur borxh 16 rroga punëtorëve të arsimit, që është dashur të paguhen po nga këto fonde, që i kanë vjedhur po këta abuzues të paskrupull, këta që janë thirrur asokohe në emër të institucioneve të shtetit dhe të asaj Qeverie të Kosovës, dhe nuk e kanë trajtuar as paguar si duhet as arsimin, e kështu kanë abuzuar edhe me armatimin e UÇK-së”, u shpreh ai.”Nuk është më ajo koha e kërcënimeve nga ana e Hashim Thaçit dhe e Xhavit Halitit, prandaj ne kërkojmë që para drejtësisë të dalin të gjithë, kushdo qofshin ata, me kushtin e vetëm që drejtësia ta thotë fjalën e vet dhe ta zbardhë të vërtetën se kush ishin abuzuesit kryesorë, me emër e mbiemër. Këtu duhet të përfshihet në proces hetimor komplet edhe Qeveria ‘Bukoshi’ dhe ministri i saj për Financa, Isa Mustafa. Neve qytetarëve të gjithë këta abuzues na kanë ardhur në majë të kokës dhe vetëm mund të jetë çështje ditësh e momentit se kur do të shpërthejë populli kundër këtyre keqpërdoruesve”, theksoi Lenjani për “Kosova Sot”.

Kundër amnistimit të abuzimeve me këto fonde është edhe qytetari tjetër Selatin FazliuBallisti. “Unë i them Prokurorisë së Shtetit, që nëse vetëm pak i thotë vetit se është institucion i drejtësisë, atëherë le të mos dorëzohet para kësaj të vërtete të madhe për të cilën dimë të gjithë. Qytetarët kanë ndarë kafshatën e gojës, kush në Fondin 3% e kush në atë ‘Vendlindja Thërret’ dhe as çereku i atyre mjeteve të mbledhura nuk dihet se nga kanë shkuar. Askush nuk u kujtua pas luftës që të kërkon llogari për këto fonde, e askush nuk u kujtua nga bartësit e tyre që t’u ofrojë institucioneve të shtetit raport zyrtar për të treguar se sa mjete u shpenzuan, si u shpenzuan e sa mbeten për t’i investuar në vazhdimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, ashtu sikur ishte premtuar. Këta jo rastësisht e kanë djegur edhe bankën e Kosovës në Shqipëri për të humbur gjurmët, por një hetim i koordinuar së bashku me autoritetet gjermane, sidomos për Fondin 3%, mund të realizohet me lehtësi”, vlerëson ai. Sipas Fazliut, patriotizmi më i madh që mund të bëjë drejtësia e Kosovës tani, është që t’i hetojë bartësit e këtyre fondeve dhe të ngritë kallëzim penal kundër abuzuesve të tyre që u bënë multimilionerë pas lufte, brenda natës.

ZEQA:GJENEZA E QINDRA MILIONAVE TË POLITIKANËVE ËSHTË TE PARATË E VJEDHURA NGA FONDI “VENDLINDJA THËRRET” DHE “FONDI 3%” Edhe analisti Florim Zeqa është i sigurt se e tërë gjeneza e qindra milionave, gjoja të “trashëguar” nga politikanët, është e bazuar kryesisht në paratë e vjedhura nga Fondi “VENDLINDJA THËRRET” dhe “Fondi 3%”, por edhe te krimi i organizuar dhe haraçi legal e gjysmëlegal përgjatë këtyre dy dekadave të fundit nga partitë politike dhe nëntoka e tyre kriminale. “Shumica e milionave të pasurisë së gjoja ‘të trashëguar’ të pushtetarëve të sotëm dhe opozitarëve janë nga dy fondet e famshme: Fondi ‘VENDLINDJA THËRRET’ i njohur ndryshe si ‘Fondi i luftës’ dhe ‘Fondi 3%’ apo ‘Fondi i Republikës’. Edhe pse ka pasur akuza dhe kundërakuza për keqpërdorim të parave të popullit, përkatësisht milionave të bashkatdhetarëve të mërgatës sonë, asnjëherë deri më tani nuk është hapur ndonjë rast nga prokuroria, përkundër faktit se që nga viti 1999 ka mundur të bëhet një gjë e tillë! Kjo nuk ndodhi për faktin se nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme, bartësit e fondeve të sipërpërmendura ishin në pushtet”, u shpreh ai.

“Edhe pse dihen mirë se kush kanë qenë përgjegjësit për këto fonde, prokuroria nuk e ka guximin të merret me dy nga vjedhjet më të mëdha në 20 vjetët e fundit”, vijoi më tej Zeqa. “Për fatin e keq të vendit, pikërisht ata që u treguan më të shkathëtit në vjedhje u katapultuan në majat e pushtetit, për të vazhduar vjedhjen dhe abuzimin me buxhetin e shtetit, ashtu siç abuzuan me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve. Milionat e ‘trashëguar’ të politikanëve mafiozë janë miliona të ujitur me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe viktimave, mbi kurrizin e të cilëve u pasuruan dhe u ngritën në karrierë politike hajdutët dhe kriminelët, sabotuesit e luftës dhe uzurpatorët e shtetit. Zbardhja e abuzimeve miliardëshe me para të popullit (mërgimtarëve), nuk ka gjasa të ndodhë pa largimin e kusarëve nga pushteti dhe skena politike në përgjithësi, për shkak se nga gjashtë legjislaturat e deritanishme të Kuvendit asnjëherë nuk u kërkua që të krijohet komision hetimor për këto dy fonde të famshme që keqpërdorën dhe vodhën në mënyrë kriminale bashkatdhetarët dhe qytetarët e vendit të tyre. E vërteta vonon, por nuk harron”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Fundamenti

BISLIMI: BAZAMENTI I KRIJIMIT TË PASURISË SË PALIGJSHME ËSHTË NGA KEQPËRDORIMI I FONDEVE TË LUFTËS

Njohësja e zhvillimeve politike në vend, Liridona Bislimi, thotë se në Kosovë, ku paga mesatare është deri në 400 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër, është shumë e vështirë të arrihet pasuria milionëshe, prandaj, sipas saj, ka mjaft arsye që të besohet se bazamenti i krijimit të kësaj pasurie është keqpërdorimi i fondeve të luftës.”Aspekti më i tmerrshëm është se në Kosovë rreth 20 për qind e popullatës jetojnë në varfëri, kurse rreth tre për qind e popullatës, të instaluar në institucione të ndryshme publike, pasuria e tyre llogaritet të jetë deri në një miliard euro. Kosova, ky shtet më i varfër në rajon, por me politikanë më milionerë. Këta politikanë që nga pas lufta u pasurua jashtëligjshëm, qoftë me paratë e fondeve të popullit të ‘Vendlindja Thërret’ dhe ato të ‘Fondit 3 për qind’ të Qeverisë ‘Bukoshi’, dhe duke marrë pastaj nën kontroll të plotë shumë biznese monopoliste, të cilave bazat ua kanë regjistruar tanimë në ‘parajsa fiskale’ dhe kanë bërë nga disa qindra miliona euro, duke e vjedhur popullin përmes të dyja niveleve të pushtetit, si në atë qendror po ashtu edhe në atë lokal”, theksoi ai. “Politikat që janë zhvilluar në Kosovën e pasluftës, si në aspektin ekonomik, po ashtu dhe në atë institucional e administrativ, shoqëria kosovare ka qenë nën sulm për shkak se është promovuar rëndësia e pakontestueshme e individit. Pabarazia në Kosovë është rritur shumë për shkak se Kosova është bërë një Republikë e politikanëve të pasur, në kurriz të masave të gjëra, gjithnjë e më të varfra. Është e papranueshme që mbas 20 vjetëve çlirim, si rezultat i këtyre njerëzve të politikës, sot Kosova të paguajë faturën politike dhe ekonomike, sepse me këtë nivel të korrupsionit të skenës politike, bashkësia ndërkombëtare e ka stopuar perspektivën e Kosovës, ndërsa në anën tjetër politika ditore çdo ditë po e rëndon jetën ekonomike dhe të bërit biznes”, potencoi Bislimi për “Kosova Sot”.

QARRI: NUK JANË BËRË PUBLIKE KURRË AS SE SI JANË SHPENZUAR QINDRA MILIARDA NGA TË DYJA FONDET

Analisti politik Gani Qarri thotë se s`do mend fare se e tërë gjeneza e qindra milionave gjoja të “trashëguar” nga politikanët, realisht është e bazuar në paratë e vjedhura nga Fondi “Vendlindja Thërret” dhe ‘Fondi 3%’,por edhe tek krimi i organizuar, kryesisht gjatë këtyre dy dekadave të fundit, ashtu siç janë shumica e milionave të pasurisë së gjoja “të trashëguar” të pushtetarëve të sotëm dhe opozitarëve pikërisht tek po këto dy fonde të famshme. “Për aq më tepër, edhe pse ka pasur akuza miliardëshe se si janë keqpërdorur paratë e popullit, asnjëherë deri më tani nuk është hapur ndonjë rast gjyqësor nga prokuroria, përkundër faktit se që nga viti 1999 ka mundur të bëhet një gjë e tillë. Madje nuk janë bërë publike kurrë as se si janë shpenzuar qindra miliona euro e deri edhe miliarda sosh nga të dyja fondet dhe nuk është lejuar asnjëherë auditim për këto para të popullit dhe megjithëse dihen mirë se kush kanë qenë përgjegjësit kryesorë, me emër e mbiemër për këto fonde, Prokuroria e kapur e Shtetit ende heziton të merret me dy nga vjedhjet më të mëdha në 20 vjetët e fundit në vend. Kështu që, pikërisht për shkak të mosveprimit të ligjit, prokurorisë dhe gjyqësorit, as që mund të dihet koha, të paktën përafërsisht se kur do të zbardhen abuzimet miliardësh me para të popullit, përkundër faktit se realisht baza e pasurimit të politikanëve kosovare është mu tek këto dy fonde”, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot”.

KELMENDI: KUVENDI TË FORMOJË KOMISION

“Dihet se shumë mjete financuare janë futur nga mërgimtarët tanë në këto fonde. Në ‘Fondin 3%’ që nga viti 1992, kur u themelua, dhe përgjegjës kanë qenë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa dhe në fondin ‘Vendlindja Thërret’ me përgjegjës Jashar Saliun. Këto dy fonde duhet të analizohen dhe të jepet llogari jo vetëm politike , por edhe penale, sepse shumë mjete janë në pyetje”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. “Për të zbardhur të vërtetën e këtyre fondeve, ai thotë se janë dy rrugë të vetme. E para, që Kuvendi të formoje një komision dhe ai të merret me kompetencë me fondet e tilla, me të hyrat dhe me të dalat, duke i dhënë raport para Kuvendit dhe 2. që Prokuroria të hapë hetim ndaj këtyre dy fondeve dhe të hetohen me fakte, duke kërkuar edhe përgjegjësi penale, nëse ka vend. “Këto dy mjete janë të domosdoshme të ndërmerren. Kjo për faktin se janë derdhur mjete të shumta në fondet e tilla. Sidomos Fondi 3% e ka pasur një afat prej afër 9 vjetëve që ka tubuar mjete dhe kurrë nuk është dhënë as edhe një informatë mbi mjetet që janë derdhur, as në të hyrat dhe as në të dalat e tij”, vlerësoi Kelmendi. Sipas tij, kështu duhet vepruar edhe me Fondin “Vendlindja Thërret”.

BADALLAJ: HAJNAT MBROHEN NGA KLANI FAMËZI I MAFIOOLIGARKËVE TË NËNTOKËS KRIMINALE ‘PRONTO’

Akoma më i ashpër në denoncimin e keqpërdorimit të fondeve të luftës është veprimtari i çështjes kombëtare dhe analisti Reshat Badallaj, i cili shprehet edhe me shprehjet më të rënda kundër atyre që u pasuruan duke vjedhur fondet e luftës. “Sa qindra miliona janë dhënë ndihma për Kosovën dhe ku janë këto ndihma. Këta kopilë vidh në pushtet, vidh në asfalt, vidh në arsim, askund nuk lënë pa vjedhur dhe hajnat mbrohen nga klani famëzi i mafiooligarkëve të nëntokës kriminale ‘Pronto'”, tha Badallaj për “Kosova Sot”. Ai është i sigurt që edhe prokuroria nuk vepron si duhet kundër tyre, pasi është e kapur nga këto grupe dhe bën avokatinë në favorin e tyre.

(Kosova Sot)