Ka përfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Devajë
Viti – Projekti i asfaltimit në fshatin Devajë ka përfunduar sot, derisa punimet i ka inspektuar edhe kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ku ka takuar dhe banorët e këtij lokaliteti, të cilët i ka uruar për këtë projekt.
Sokol Haliti ka thënë se qeverisja e tij po i kushton vëmendje infrastrukturës rrugore duke investuar në çdo cep të Vitisë./rajonipress/


