Fundamenti

Klubi nga Serie A: E duam Ajetin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Arlind Ajeti pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A.

Mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti, ka mundësinë konkrete për të vazhduar të qëndrojë në kampionatin italian të futbollit.

Anëtari i Torinos, kërkohet nga skuadra e Crotones, e cila mbijetoi në elitën e futbollit italian në xhiron e fundit të sezonit të kaluar.

Uji Dea

“Kemi bërë disa lëvizje, por pritet të bëjmë edhe disa të tjera. Prioriteti mbetet një qendërmbrojtës. A mund të jetë Ajeti emri i duhur? Po, ai është një futbollist që na intereson”, ka deklaruar presindeti i Crotones, Raffaele Vrenna për “Calciomercato.com”.

Ajeti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2019, por pritet të logohet gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic. /Express/