Dinakëria
Poezi nga Xhemë Karadaku
Një majmun lart në pemë
Po i ha bananat me sevda,
Lepuri e shikon me tremë
Lëpin gojën po një s’e ka!.
-Ma jep një, o mik i vjetër,
M’dhemb barku nga uria.
-Ik ore, gjeje ndonjë lakër.
Këto janë bananat e mia!.
Iku lepuri me buzë në vaj,
Takon dhelprën te një va.
Për majmunin – i flet asaj:
-Një banana si s’ma dha?.
-Sall këtë dert e ke o mik,
I tha dhelpra atij mandej.
Eja me mua, të vemi vrik,
E shiko tash se çka i bëj!?
Mori skilja një gur n’tokë,
Gati majmunit i ra n’kokë.
S’e kupton i shkreti hilen,
Me banana e gjuan skilen!
Qeshet dhelpra plot sherr,
(Habitet mjamuni i ngratë)
Një nga një bananat merr,
Lepurushit ia jep dhuratë!


