Fundamenti

Ymeri: Thaçi nuk mund ta pengojë VV-në që ta marrë pushtetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë një konference për media të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendose, kreu i kësaj partie, Visar Ymeri tha se Hashim Thaçi nuk ka asnjë të drejtë kushtetuese që të pengojë procesin demokratik të Kosovës. Sipas tij, çdo kriter shtesë që do e vendosë presidenti do të jetë i papranueshëm.

“Asnjë kriter shtesë nuk mund ta shtojë Hashim Thaçi sepse nuk ka të drejtë kushtetuese dhe që çfarëdo kërkese apo kritere shtesë që ai shton, është pengim i drejtpërdrejtë i një procesi demokratik të Kosovës dhe si i tillë natyrisht që do të jetë i papranueshëm si nga ne si nga qytetarët”, tha Ymeri.

Mobi Casa

Ymeri tutje shtoi se meqenëse Vetëvendosja ka dalë subjekti më i madh politik në zgjedhjet e 11 qershorit, atë nuk mund ta pengojë askush që t’ia kthejë shpresën dhe vullnetin këtij vendi.

“Qytetarët mendoj se e kanë thënë fjalën me 11 qershor dhe subjekti vetëvendosje ka dalë subjekti më i madh politik. Nuk mundet as Hashim Thaçi as askush ta pengojë Lëvizjen Vetëvendosje që t`ia kthejmë edhe shpresën edhe guximin edhe vullnetin por që është me rëndësi ta ndryshojmë Kosovën ashtu siç e duan qytetarët”, shtoi kreu i VV-së./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.