Fundamenti

Schalke nuk e fton Avdijajn, kosovari afër largimit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Skuadra gjermane, Schalke nuk e ka ftuar Donis Avdijajn për ndeshjet miqësore në Salzburg të Austrisë.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës nuk duket se po kalon mirë te klubi gjerman. Madje këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet menaxheri i tij Chrstian Heidel.

Fundamenti

“Donisi paraqet gjendjen e tij shpirtërore si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Por duhet pranuar se trajneri nuk është i kënaqur me të dhe ka një arsye”, ka thënë për Bild, Heidel.

Kështu, Avdijaj mund ta ndërroi skuadrën gjatë këtij afati kalimtar të verës, ose të luaj për U23 e skuadrës gjermane./IndeksOnline/