Uji Dea

Haziri uron presidentin Meta, i cili është Qytetar Nderi i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi shkëlqesisë e tij, Ilir Meta, me rastin e marrjes së detyrës së presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në telegram, thuhet:

“I dashur miku im, Ilir Meta,

Më lejoni t’ju përcjellë urimet e mia dhe të qytetarëve të Gjilanit me rastin e marrjes së detyrës se presidentit të Republikës së Shqipërisë.

UBT

Njëkohësisht, e falënderoj presidentin Bujar Nishani për respektin dhe nderimin maksimal që i ka bërë qytetarëve të Gjilanit.

Është i jashtëzakonshëm fakti një president, i cili është Qytetar Nderi i Gjilanit, ia dorëzoi detyrën një presidenti, i cili poashtu është Qytetar Nderi i Gjilanit.

I dashur president Meta, uroj që këtë pozitë ta ushtroni në mënyrën më të dinjitetshme të mundshme dhe njëkohësisht ju falënderoj për kujdesin që keni treguar për gjilanasit edhe sa ishit kryekuvendar i Shqipërisë.

Gjilanasit presin nga Ju që bashkëpunimin e nisur vite më parë mes Komunës sonë dhe Republikës së Shqipërisë ta intensifikojmë edhe më shumë. Qofshi faqebardhë”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri, dërguar presidentit Meta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.