ARKATANA

Hoxhaj: Ndryshimi i politikës serbe ndaj Kosovës të nisë me njohje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka mirëpritur deklaratën e dhënë sot nga presidenti serb, Vuçiq, për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, përmes dialogut të brendshëm në Serbi.

Hoxhaj ka thënë se nëse një politikë e tillë, siç është deklaruar nga presidenti serb, është e vërtetë, do të ishte një kthesë e mirëseardhur.

“Thyerja e heshtjes dhe pranimi i së vërtetës për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës do të hapte rrugë për pajtimin mes shoqërive, bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian dhe përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të të dyja vendeve”, ka thënë Hoxhaj për BIRN-in, transmeton “Zeri.info”.

ARKATANA

Hoxhaj ka thënë se nëse Vuciq ka sukses që ta kthejë në rrugën e duhur politikën ndaj Kosovës, jo vetëm që do ta lirojë vendin e tij nga mitet historike dhe politikat destruktive, por do t’i bënte edhe një favor të madh tejkalimit të së kaluarës dhe konfliktit në rajon.

Më herët sot, në një artikull të tij, Vuçiq deklaroi se serbët dhe shqiptarët duhet ta gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme, larg konflikteve dhe këto probleme të mos u kalohen gjeneratave të reja.

“Për të shënuar progres të qëndrueshëm duhet të bëhemi realistë, të mos humbim atë që kemi, por të mos kërkojmë që ta kemi atë që e kemi humbur shumë kohë më parë”, ka shkruar Vuçiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.