UBT

Talentin e ish Dritës, Edi Shaqiri e kërkon gjysma e Superligës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njërin ndër talentët më të mëdhenj të Dritës, mesfushorin që ishte pjesë e Dritës, Edi Shaqiri, i janë vënë pas gjysma e skuadrave të superligës së Kosovës.

Shaqiri i cili ka zhvilluar të gjitha kategoritë tek “bardh e kaltërtit” e Dritës, por ai nuk arriti akord që të jetë pjesë e Dritës dhe tani është futbollist i lirë.
“Më vjen keq nuk kemi arrit gjuhë të përbashkët me zyrtarët e Dritës, me gjithë respektin që kam për drejtuesit e Dritës dhe për vet klubin në tërësi”, shprehet Shaqiri.

18 vjeqari Edi Shaqiri pasiqë është futbollist i lirë shumë skuadra të Superligës kanë shprehur interesim për të.
“Jam në kontakt me tri skuadra të mëdha të futbollit të Kosovës, për pak ditë na mbetet të kristalizojmë gjithçka dhe karrierën time do ta vazhdoj me një skuadër të dëshmuar ku ju jepet rast futbollistëve të rinjë”, ka bërë të ditur talenti Shaqiri.

Mobi Casa

Njëri ndër mesfushorët me më perspektiv në futbollin Kosovar, Edi Shaqiri, i cili është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll U19 dhe student i shkëlqyeshëm në Fakultetin e Mjekësisë, ka bërë të ditur se ky vit do të jetë kthesë në karrierën e tij futbollistike.

“Së pari do të rehabilitohem në skuadrën e re, e pastaj në Tetor në Austri do të jem në eliminatorët me Përfaqësuesen e Kosovës U19 për kampionatin evropian në futboll, ku do të takohemi me Austrinë, Izraelin dhe Lituanin, shpresoj se ky vit do të jetë vit i daljes sime në skenë”, thekson Shaqiri./rajonipress/