Gjilanasi, Arber Rexhepi të premten prezantohet me librin e tij të parë
Gjilan – Arber Rexhepi të premten do të prezantoj librin e tij të parë komik me motive dhe karaktere shqiptare. Prezantimi bëhet në festivalin Hal.con në Halifax që mbahet çdo vit ku pjesëmarrës janë artist nga e gjithë bota.
Punimet janë punuar nga vet artisti Arberi dhe poashtu edhe shkrimet e gjitha komplet nga Arberi
Arbëri ka treguar kurajo dhe motiv që ta sfidoj vetën edhe në këtë fushë. Gjithashtu ai pritet të marrë pjesë edhe në ekspozitën kolektive të gjithë artistëve shqiptar në Kanada që do të mbahet në Toronto për nder të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit Skenderbeu.
Ekspozita do mbahet gjatë muajit nëntor, ndërsa festivali në Hal.con Halifax do të hapet nesër ku dot mbahet tri ditë dhe artistet do të kenë mundësi të ekspozojnë krijimtarinë e tyre të artit nga data 26 deri 28 tetor./rajonipress/


