VV-ja e Kurtit si partia komuniste e Fidel Kastros
Ndonëse ka kaluar tani në mandatin e tretë të jetës parlamentare, subjekti politik ‘Vetëvendosje’, sipas analistëve politikë, po vazhdon të mbetet një nga subjektet më të pareformuara dhe pazhvilluara në frymën e demokracisë pluraliste, ngase që nga fillimi i jetës politike institucionale vetëm sa ka lëvizur prapa në demokraci dhe në vend të kultivimit të frymës së bashkëpunimit e të tolerancës politike e qytetare, po shndërrohet në një parti të tipit të Fidel Kastros, ku të gjithë ata që nuk i dëgjojnë shefat e VV-së “shpallen tradhtarë” dhe të tillët, sipas mentalitetit politik të VV-së, duhet linçuar në të gjitha format, edhe duke i ngrehur zvarrë!!!?
ATA QË NUK I DËGJOJNË PESË SHEFAT E “VETËVENDOSJES” SHPALLEN TRADHTARË!
Zeqa: E vetmja gjë që ka mbetur ende e pandryshuar në VV është imitimi i Albin Kurtit nga aktivistët e saj.
“Pjesëtarët e VV-së, si në Korenë e Kim il Sunit, vetëm nëse provojnë të bëhen të padëgjueshëm dhe nuk u nënshtrohen plotësisht pesë shefave të tyre, ata nga VV, për kaq punë mund të shpallen tradhtarë partie, linçohen në të gjitha format dhe kërcënohen për t’u tërhequr zvarrë. Kohët e fundit jemi dëshmitarë se me udhëzimet apo miratimin e Albin Kurtit, një grup jo i vogël nga VV, me përjashtim të islamistëve radikalë, shajnë e fyejnë brutalisht gjithë të tjerët dhe në të gjitha anët kërcënojnë edhe me vdekje, majtas e djathtas, siç u kërcënua këto ditë edhe veprimtari i mirënjohur Reshat Sahitaj për një shkrim autorial në “Kosova Sot” “, është shprehur analisti Gani Qarri.
Ndonëse ka kaluar tani në mandatin e tretë të jetës parlamentare, subjekti politik ‘Vetëvendosje’, sipas analistëve politikë, po vazhdon të mbetet një nga subjektet më të pareformuara dhe pazhvilluara në frymën e demokracisë pluraliste, ngase që nga fillimi i jetës politike institucionale vetëm sa ka lëvizur prapa në demokraci dhe në vend të kultivimit të frymës së bashkëpunimit e të tolerancës politike e qytetare, po shndërrohet në një parti të tipit të Fidel Kastros, ku të gjithë ata që nuk i dëgjojnë shefat e VV-së “shpallen tradhtarë” dhe të tillët, sipas mentalitetit politik të VV-së, duhet linçuar në të gjitha format, edhe duke i ngrehur zvarrë!!!?
Analistët politikë konsiderojnë se do të ishte shumë e rrezikshme që shteti të udhëhiqet nga një mentalitet i tillë politik, si në nivelin komunal, siç ishte rasti me Shpend Jahtin në Prishtinë, i cili sapo mori pushtetin nuk la gurë pa lëvizur në kërkim “të hises nga krimi” e jo për mirëqenie të qytetarit dhe zhvillimin e projektet e tyre zhvillimore, por duke dhënë e shitur tenderë, leje ndërtimore e shumëçka tjetër, dhe duke bërë “pazare” e shëtitur nëpër jahte të vëllezërve te inkriminuar “Devolli”, e deri te niveli qendror ku kanë paralajmëruar se posa të vijnë në pushtet do të ngrehin zhag-zvarrë, të gjithë ata që “nuk janë të dëgjueshëm”.
“Kërcënojnë edhe me vdekje, majtas e djathtas”
Shikuar nga të gjitha këto zhvillime deformuese të këtij subjekti politik, analisti Gani Qarri vlerëson se një njeri që vazhdon të shërbehet me ideologji komuniste dhe një parti, e cila është kthyer nga Lëvizje në një grupim ideologjik si të Fidel Kastros, janë dhe mund të jenë tejet të dëmshme për Kosovën. Madje ai e cilëson me shumë ndikim ish-kreun e VV-së edhe tek dirigjimi për veprim negativ edhe ndaj kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit. “Ai nuk la gurë pa lëvizur vetëm e vetëm që të afrohet sa më shumë me vahabistët dhe veproi si përfaqësues i radikalizmit islamik në vendin tonë, ndoshta duke udhëzuar edhe Shpend Ahmetin, që jo vetëm të shëtisë me Devollët e inkriminuar, por të kërkojë edhe “hisen e veprimtarisë së krimit”, siç jemi mësuar të dëgjojmë, për marrëveshje të tilla shpesh gjithandej nëpër Kosovë, në vend se të punojë më seriozisht për kombin dhe shqiptarët e jo të manovrojë për interesat islamiste”, është shprehur Qarri. Sipas tij, që atëherë, u vërejtën qartë lidhjet e tij të dyshimta me fundamentalizmin islamik, duke bërë edhe stërkeqjen e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ me ideologji komuniste në vend se ta transformojë në një parti të vërtetë dhe jo ta kthejë atë në “turiste” politike sa për përdorim në fushata zgjedhore. “Kjo lë të nënkuptohet se ai përkundër fjalëve të mëdha, nuk mendon për popull, por vetëm për vete dhe në vend se të angazhohet për Kosovën, ai promovon zgjerimin dhe forcimin e ideologjisë islamiste, në kohën kur me mish e me shpirt nga shqiptarët bëhen përpjekje për heqjen e vizave dhe integrim në Bashkimin Evropian. Të gjithë jemi dëshmitarë se arsyetimet e tij ish-“patriotike”, sot në programet aktuale të ‘Vetëvendosjes’ dhe Albin Kurtit, as si projekte të thjeshta plotësuese më nuk ekzistojnë”, shprehet analisti Qarri. Sipas tij, njerëzit e inkriminuar në VV nuk janë të paktë, por ka edhe zëra pozitivë që duhet dhe një ditë do të ngriten në funksion të interesit qytetar./kosova sot/


