HW

Maliqi: Mos i dëgjoni interpretimet manipuluese, vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Politologu Agon Maliqi ka komentuar aktgjykimin e fundit e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai ka kërkuar që të mos i dëgjoni interpretimet manipuluese për këtë çështje.Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve.

Mobi Casa

“Mos i dëgjoni interpretimet manipuluese. Vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve, por e rithekson një rregull ekzistues të ditur prej kohësh por i cili tani dikujt nuk po i përshtatet. Ky vendim vetëm e rregullon situatën kur serbët e nominojnë një kandidat, por shumica nuk e voton. Veto e serbëve do të ishte nëse ata nuk e nominojnë një kandidat, gjë që në të ardhmen mund të ndodh, por do të kërkonte interpretim tjetër të Kushtetueses e cila gjithsesi nuk do ta lejonte këtë bllokim, siç nuk e lejoi këta muaj bllokimin nga partia më e madhe”, ka shkruar Maliqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.