Uji Dea

Gjilani, dhjetëra projekte të vogla për krijim të hapësirave për këmbësorë në qytet e fshatra

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit është duke i realizuar dhjetëra projekte të vogla infrastrukturore për krijim të hapësirave më të mira për qytetarët.

Bëhet fjalë për ndërtim të trotuareve në qytet e fshatra, asfaltim të rrugicave e vendndalime për taksitë, të cilat janë shumë të nevojshme për qarkullimin më të mirë të qytetarëve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë realizimin e këtyre projekteve të vogla, të cilat janë pjesë e katërshes së madhe inftrastrukturore.

Mobi Casa

“Tashmë nuk do të ketë parkim të veturave para stacionit të policisë. Këtë vend e kemi shndërruar në trotuar modern dhe vendndalim për taksitë. Jam i kënaqur që jemi në përfundim edhe të dhjetëra projekteve të tjera të vogla në zonën urbane dhe në fshatra, por shumë të rëndësishme për qarkullim më të mirë të qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se Komuna së shpejti do ta përmbyllë fazën e parë të infrastrukturës nëntokësore, për të vazhduar me projekte tjera të multimilionëshe./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.