ARKATANA

FSK-ja, e gatshme për ushtri

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, ka qëndruar të premten në Kosovë, ku fillimisht është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe më pas ka takuar dhe komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, shkruan sot “Zëri”.

Presidenti Thaçi ka theksuar se roli i NATO-s në Kosovë ka qenë përcaktues jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e sigurisë, por edhe në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha komuniteteve.

“Roli juaj në Kosovë, si dhe në rajon, është i pazëvendësueshëm. Do të jemi gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje”, ka theksuar presidenti.

Më tej, presidenti Thaçi ka informuar atë për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Sipas tij, Kosova ka përfunduar me sukses procesin e zgjedhjeve, të cilat kanë qenë të lira, fer dhe demokratike.

“Tani jemi në proces të krijimit të institucioneve të Kosovës, të cilat do të jenë multietnike dhe me orientim të qartë euroatlantik”, ka thënë presidenti Thaçi.

Fundamenti

Duke folur për bashkëpunimin me shtetet e rajonit, presidenti Thaçi ka përshëndetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke shpresuar që rrugën e njëjtë do ta ndjekin edhe shtetet tjera, duke kontribuar kështu për paqen afatgjate në rajon.

Nga ana tjetër, komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, ka thënë se NATO-ja është e përkushtuar të qëndrojë në Kosovë për të siguruar paqe dhe stabilitet për krejt rajonin, shkrua tutuje Gazeta “Zëri”.

Presidenti ka theksuar se Kosova është duke punuar që ta përmbyllë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Kjo do të ndodhë në koordinim të plotë me ju dhe me përfshirjen e të gjitha institucioneve dhe komuniteteve në Kosovë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, gjenerali amerikan u prit me ceremoni solemne nga Togu Ceremonial dhe Orkestra frymore e FSK-së, e cila edhe ekzekutoi, për herë të parë, Himnin e NATO-s si dhe Himnin e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.