Sinani: Do t`i realizojmë premtimet një nga një
Kamenicë – Banorëve në Lagjen “Malësia” deri në Grizim, u patëm premtuar rregullimin e kanalizimit në këtë pjesë të qytetit dhe tani është përfunduar në kohë reale ka thënë Begzad Sinani.
“Sot përfunduam me sukses projektin:”Trajtimi i ujërave të zeza në lagjen “Malësia” deri në Grizime në Kamenicë, nga “Imer Petrol” – Lagja Grizime. Projekti është përfunduar në kohë dhe në bazë të dinamikes së paraparë” ka thënë Sinani./rajonipress/

