Hoti i bindur: Deputetët e LDK-së dhe të koalicionit LAA janë unik
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se deputetët e listës të cilës ai i ka prirë janë unik në vendimet e tyre.
Ai ka pretenduar se përpjekja e fundit nga Haradinaj për të siguruar votën e Teuta Rugoëvs, i ka qartësuar të gjitha.
“Nga sot te gjitha konspiracionet moren fund. Perpjekja e fundit i qartesoi te gjitha. Deputetet e LDK-se jane unik. Deputetet e koalicionit LAA jane unik. Qeveria e ardhshme eshte proevropiane. Pike”, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me familjen Rugova, nga ku ai kishte marrë mbështetje për kandidaturën e tij si kryeministër.
Kurse, pas këtij takimi, ishte vet vajza e presidentit Rugova, e cila ka theksuar se vendimet e saj do të jenë në një rrjedhë me ato të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


