Lëngu nga bagremi i bardhë, plot me vitamina C, shëron shumë sëmundje
Bagremi i bardhë njihet për faktin se ofron shumë veti për shëndetin, përmban aromë të këndshme derisa është edhe i hijshëm. Është mënyrë ideale që të provoni lëngun nga bagremi i bardhë që ka një shije vërtet unike.
Po ashtu, duhet cekur edhe faktin se bagremi i bardhë përmban shumë nektar, derisa pos lëngut të shijshëm, i shijshëm është edhe çaji, mund ta shtoni në sallatë. Përmban shumë vitamina C, vajra eterike, rrëshirë, gligozide, akacinë.
Megjithëse nga bagremi mund të përgatitet shurup në të njëjtën mënyrë sikurse edhe nga lulet e shtogut, derisa ekspertët ju sugjerojnë që ta shijoni lëngun nga bagremi i bardhë, i cili përmban veti të shumta shëruese.
Mënyra e përgatitjes së lëngut nga bagremi i bardhë është kjo: Lulet e bagremit së paru merren ende pa u hapur, sepse atëherë janë më të pasura me përbërës shëndetësorë. Gjethet e marra nga pema i radhisni në një kavanoz derisa të mbushet ai.
Vlojeni ujin dhe e lini të ftohet, e më pas mbusheni kavanozin me atë ujë, në cilin shtoni lëngun e një limoni, e mbuloni dhe e lini të pushojë për 24 orë. Më pas, lëngun e procedoni dhe ia shtoni pak mjaltë. Nga secili kavanoz do të fitoni gjysmë litri lëng. Lëngun ta konsumoni menjëherë, e ruani në frigorifer, më së shumti për disa javë.
(Kosova Sot)


