Musliu takoi Ekspertët e komisionit faktmbledhës të Këshillit të Evropës
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), dje kryetari Jonuz Musliu, priti në takim një Ekspertët e komisionit faktmbledhës të Këshillit të Evropës të prirë nga Maria Guzenina dhe Samad I. Seyidov.
Musliu e njoftoi me pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët.
Gjithashtu, kryearti Musliu përveç që dorëzoi raportin e gjithëpërfshirës i cili përmbledh të gjitha shkeljet dhe sfidat me të cilat po përballohen shqiptarët në frymën diskriminatore, ndonëse se theksoi se i janë adresuar gjitha institucioneve dhe autoriteteve të Beogradit, ky i fundit nuk ka as vullnetin politik më të vogël për të zgjidhur edhe pse ka marrë detyrime ndërkombëtare.
Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që të merren informatat drejtpërdrejt nga përfaqësuesit shqiptar./rajonipress/


