ARKATANA

PDK-ja s’mund të kushtëzohet për postin e kryeparlamentarit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka vlerësuar se për postin e kryetarit të Kuvendit asnjë parti nuk mund ta kushtëzojë Partinë Demokratike të Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është në interesin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të koalicionit LDK-AKR-Alternativa që të lejohet zgjedhja e kryeparlamentarit për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re.

Sipas Shalës, këmbëngulja e LV-së dhe koalicionit LAA për ta kushtëzuar PDK-në rreth propozimit për kryeparlamentar mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

UBT

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk duhet të tërhiqet nga kandidatura e Veselit për kryeparlamentar, pasi kjo parti ka bërë një sakrificë të madhe duke u tërhequr nga pozita e kryeministrit.

Shala ka thënë se nëse PDK-ja e bën edhe këtë lëshim, do të degradohet skajshmërisht si subjekt serioz politik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.