Hidromorava

Nëntoka financon partitë kosovare

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Që nga pas lufta e deri më sot, financat e partive politike po vazhdojnë që të jenë të pakontrolluara dhe nuk ka fare llogaridhënie, ndërsa kjo është pengesë e madhe edhe për rrugën e integrimit të Kosovës në BE.

“Financat e partive politike në Kosovë në të shumtën e herëve janë të pakontrolluara. Transparenca dhe llogaridhënia e tyre është shteg drejt Bashkimit Evropian. I gjithë spektri politik dhe institucional, që nga pas lufta deri më tani, thuajse dy dekada, është i kapur nga nëntoka e mafisë oligarke”, thotë Ali Hertica për “Kosova Sot”

Që nga pas lufta e deri më sot, financat e partive politike po vazhdojnë që të jenë të pakontrolluara dhe nuk ka fare llogaridhënie, ndërsa kjo është pengesë e madhe edhe për rrugën e integrimit të Kosovës në BE.

Ricardo Serri nga Zyra e BE-së ka theksuar se në Kosovë ka nevojë urgjente për të kontrolluar financat politike, transparencat mbi donacionet dhe shpenzimet duhet të rregullohen në mënyrë efektive. Andaj, sipas analistëve, kjo mostransparencë e partive politike lë dyshime të mëdha se të gjitha partitë politike janë të financuara nga nëntoka kriminale e mafio-oligarkëve të ditur të pasluftës në Kosovë. Analisti politik Ibrahim Kelmendi, për ” Kosova Sot “, thotë se rëndom, në shtete të konsoliduara demokratike, financat e partive kontrollohen nga institucionet kompetente. “Por, meqë në Kosovë nuk kemi parti demokratike, meqë nuk kishim njerëz me dije e kulturë demokratike, udhëheqjet e tyre, që ia kanë dalë të kapin institucionet kryesore të shtetit, pengojnë zbatimin e ligjeve që parashohin kontrollin financiar të tyre, dhe masat ndëshkuese, nëse nuk janë korrekt me ligjet”, u shpreh ai.

Transparenca dhe llogaridhënia, zero!
Analisti politik dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se publikimi i auditimeve të jashtme të financave të partive politike tregojnë se ato vazhdojnë të jenë të pakontrolluara. Sipas tij, në Kosovë ka nevojë urgjente për të kontrolluar financat politike, transparencat mbi donacionet dhe shpenzimet duhet të rregullohen në mënyrë efektive. “Për të gjitha financat e subjekteve politike duhet që të bëhen auditime të financave të partive politike, nga çdo vit dhe ato duhet që doemos të jenë nën llupen e KQZ-së. Kështu që ndikimi politik në emërime e shkarkime vazhdon të jetë e pakontrolluar nga askush. Kështu që në Kosovë ka nevojë urgjente për të kontrolluar financat politike, transparencat mbi donacionet dhe shpenzimet duhet të rregullohen në mënyrë efektive”, vlerësoi ai. Sipas tij, shumë parti politike kanë dështuar që të zbulojnë apo nuk kanë raportuar sa duhet një pjesë të shpenzimeve të tyre. “Financat e partive politike në Kosovë në të shumtën e herëve janë të pakontrolluara. Transparenca dhe llogaridhënia e tyre është shteg drejt Bashkimit Evropian. I gjithë spektri politik dhe institucional që nga pas lufta deri më tani, thuajse dy dekada , është i kapur nga nëntoka e mafisë oligarke”, vlerësoi ai

Hidromorava

DËSHTIM PARTIAK
“Te ne duhet të fusim në shfrytëzim një monitorim më të mirë dhe zbatim të rregulloreve. Sipas auditorëve të pavarur që kanë kryer këto shqyrtime, partitë politike kanë dështuar të sigurojnë llogaridhënien, raportim të brendshëm, raportim financiar dhe përputhshmëri me kërkesat ligjore sa u përket financave të tyre”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”.

E PËSON KOSOVA
“Sigurisht që institucionet e BE-së i vëzhgojnë këto zhvillime inkriminuese të partive dhe ndërmarrin ndëshkim ndaj Kosovës, meqë nuk kanë mundësi të dënojnë vetëm partitë që praktikojnë financim inkriminues. Ricardo Serri do të bëhej më i besueshëm, sikur të informonte se cilët liderucë partiak nuk mund të hynë në BE, për shkak se praktikon këtë lloj kriminaliteti. Kështu do të ndërgjegjësoheshin edhe anëtarët e partisë përkatëse, edhe votuesit”, u shpreh Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot”.

Qytetarët dyshojnë se mafia qëndron pas subjekteve
Veç analistëve politikë, edhe qytetarët e anketuar po kërkojnë transparencë financiare nga spektri politik i Kosovës, duke kërkuar nga liderët e tyre që të tregojnë se nga kush po financohen ato subjekte politike. Qytetarët me të drejtë edhe po pyesin se përse financat e partive politike vazhdojnë të jenë të pakontrolluara dhe nuk ka fare llogaridhënie dhe kjo është pengesë e madhe edhe për rrugën e integrimit të Kosovës ne BE. Andaj, nisur edhe nga mosllogaridhënia e tyre edhe mund të vlerësohet lirshëm se të gjitha partitë politike, janë të financuara nga nëntoka dhe mafiooligarkët e pasluftës në Kosovë. Qytetari Ramadan Ferizi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se tashmë ka ardhur koha që financat e partive politike të kontrollohen, ngase deri më sot nuk ka pasur fare llogaridhënie. “Kjo është pengesë e madhe edhe për rrugën e integrimit të Kosovës në BE, prandaj i mbetet detyrë parësore KQZ-së që në Kosovë ka nevojë urgjente për të kontrolluar financat politike, transparencat mbi donacionet dhe shpenzimet që duhet të rregullohen në mënyrë efektive. Mostransparenca e partive politike për financimin e tyre na tregon se të gjitha partitë politike janë të financuara nga grupe mafioze dhe paratë e tyre të pista. Prandaj, nëse duam që të jemi një shtet demokratik dhe pjesë e BE-së sa më parë duhet bërë transparent financimin e partive politike”, vlerësoi Ferizi. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina Gani Vokrri, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se është për keqardhje se përse financat e partive politike po vazhdojnë të jenë të pakontrolluara dhe nuk ka fare llogaridhënie nga ana e liderëve të tyre. “Nisur nga mosllogaridhënia e tyre edhe mund të vlerësohet lirshëm se të gjitha partitë politike janë të financuara nga nëntoka dhe mafio-oligarkët e pasluftës në Kosovë. Së këndejmi, kjo dukuri duhet të ndërpritet dhe ZAP-i duhet që të saktësojë se prej nga po financohen partitë politike në Kosovë”, u shpreh ai. Sipas Vokrrit, duhet të jetë kërkesë strikte që ato parti politike nuk i lajmërojnë financat e tyre se nga kanë ardhur, dhe këtyre subjekteve politike mos t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhje.

(Kosova Sot)