United Hospital

Rona Nishliu po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovisionit’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rona Nishliu tash e një kohë është shkëputur nga muzika. Këngëtarja më shumë është përkushtuar në jetën private, javë më parë ajo i dha fund beqarisë.

Me ftesë të veçantë, ajo ka qenë e ftuar në Kongresin “OGAE” në Spanjë dhe ishte e privilegjuar si këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në këtë kongres.

“Fansat spanjoll të “Eurosong-ut” janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid, një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, ka shkruar Rona.

Hidromorava

Këngëtarja gjithashtu ka postuar edhe disa komente të fansave spanjoll, për të cilët spjegoi se me çfarë po merret tani.
“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të Eurovisionit…Faleminderit fansave të Spanjëse që mbështesin pranimin e Kosovës në Eurovision”, ka shkruar Rona.

Kujtojmë që Rona në vitin 2012 u prezantua me këngën ‘Suus’ e cila u rendit si e pesta prej këngëve më të mira në natën finale të “Eurovision”./express/