ARKATANA

Rregulli i artë i mjekësisë popullore, tretja fillon që në gojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mjekësia tradicionale është sistemi më i vjetër mjekësor në botë. Një shëndet ideal është i mundur vetëm nëse personi është i shëndetshëm në nivelin mendor, shpirtëror dhe trupor.

Bëhet fjalë për mjekësinë tradicionale që në bazë ka moton se ushqimi është ilaç. Sipas mjekësisë popullore, rëndësi ka zgjedhja e ushqimeve dhe kombinimi i tyre. Pos se duhet pasur kujdes se çfarë ushqime konsumojmë, duhet pasur kujdes edhe në faktin se si i konsumojmë.

Hani gjithmonë në të njëjtin orar dhe kurrë mos hiqni dorë. Ushqimet duhet të janë të freskëta dhe sa më cilësore – shmangni përdorimin e ushqimeve të konservuara, ushqimeve të ri-nxehura. Para kafjallit gjithmonë pini pak ujë të vakët, sepse kjo e ndihmon tretjen. Dreka është shujta kryesore dhe duhet të përgatitni aq sa do të konsumoni.

Fundamenti

Darka duhet të jetë shujta ku ushqimet e konsumuara duhet të treten lehtë, supë me perime apo një gjellë e lehtë me qumësht, e darkën duhet ta konsumoni para orës 19. Për darkë duhet shmangur salsiçet, djathin e yndyrshëm, sallatën, pemët, ushqimet e yndyrshme dhe të përzhitura. Pasi tretja e ushqimit fillon në gojë, këtë e arrini duke e përtypur mirë ushqimin.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.