ARKATANA

Haziri: Papunësia mbetet problem dhe shqetësimi kryesor i të rinjve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim e mbështetje nga Banka Botërore, ka nisur sot konferenca njëditore me temën “Roli i të rinjve në zhvillimin lokal”.

Por kreut të Gjilanit, në këtë konferencë po merr pjesë edhe Gloria La Cava, koordinatore për të rinjtë për praktikën globale të Bankës Botërore, kryetarët e komunave të regjionit lindje, përfaqësues të bizneseve, shoqërisë civile dhe përfaqësues të të rinjve.

Në hapjen e konferencës, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar për Gjilanin, në zgjidhjen e problemeve të të rinjve.

“Asnjëherë deri tash nuk kemi involvuar më shumë akterë se sot në këtë konferencë. Papunësia mbetet problem dhe shqetësimi kryesor i të rinjve. Sa për informatë, Kosova ka popullatën më të re në moshë në Europë, ku mesatarja është 28 vjet, ndërkaq fakt është që 92 për qind e të rinjve deri në moshën 16 vjeçare nuk kanë udhëtuar më larg se në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ata mbeten mosha më e izoluar, njëherit potencialisht të përgatitur për treg të punës”, tha Haziri.

ARKATANA

Ai theksoi se nga konferenca e sotme do të ketë diskutime interesante në këtë panel të gjerë, duke shtuar se rekomandimet e nxjerra në fund do të jenë tejet të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve të të rinjve në këtë regjion.

Gloria La Cava, koordinatore për të rinjtë për praktikën globale të Bankës Botërore, tha se sot më shumë do të dëgjoj përvojat e Komunës së Gjilanit dhe regjionit, bizneseve dhe përfaqësuesve të të rinjve.

“Fokusi i sotëm do të jetë në qeverisjen lokale në fuqizimin e funksioneve të tyre për fuqizimin e rolit të të rinjve. Arsyeja që sot jemi këtu është se problemet dhe zgjidhjet adresohen dhe arsyetohen më së miri në nivel lokal”, tha përfaqësuesja e Bankës Botërore, Gloria La Cava.

Konferenca po i vazhdon punimet me kontributet e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje, kryetarët e komunave të regjionit e bizneseve, për të vazhduar me seancën e parë plenare “Shërbimet dhe iniciativat lokale të të rinjve”, pastaj seanca e dytë e pasditës me temën “Angazhimi i të rinjve në zhvillim lokal dhe në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm, për të përfunduar me seancën e tretë “Ndërmarrësia e të rinjve – përkrahja për zhvillim të biznesit si dhe qasja në financa”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.