UBT

Arrestohet për posedim të substancave narkotike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Zija Shemsiu”, Policia e Kosovës njësitet anti drogë që veprojnë nga shtabi qendror këtu në Gjilan gjatë patrullimit rutinor kanë ndaluar të dyshuarin Shqiptar shtetas i Kosovës dhe gjatë kontrollimit në trupin e tij tek i njëjti kemi gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.

Personi është shoqëruar në stacionin policor ku dëshmia e gjetur është konfiskuar dhe sipas testit fushor e njëjta ka rezultuar të jetë pozitiv dhe ka peshuar 12.6 gram.

FIDANISHTJA

Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit i Krimeve të Rënda dhe i njëjti ka urdhëruar që të dyshuarit ti caktohet masa e arrestit për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/