Forcojnë sistemin imun, parandalojnë mbipeshën, lirojnë nga stresi
Të pasura me vitaminë C, e mbrojnë imunitetin në sezonin e ftohjeve, ndihmojnë në ruajtjen e linjës vitale dhe janë shumë të hijshme.
Natyrisht, bëhet fjalë për mandarinat, e përse duhet konsumuar çdo ditë, lexoni më poshtë
MANDARINAT PËR LINJË VITALE
Si ushqim ideal për forcimin e imunitetit dhe linjën vitale sugjerohet mandarina, e cila në përbërjen e vet përmban, ngjashëm sikurse dhe portokalli, vitamina C dhe A, acid folik dhe kalium, e aty janë edhe vitaminat nga grupi B, kalcium, magnez, zink, bakër dhe hekur.
ULIN KOLESTEROLIN E DËMSHËM
Studimet kanë dëshmuar se lëvorja e mandarinës përmban substanca ushqyese që e ulin ‘kolesterolin e keq’, e studimi është publikuar në revistën “Diabetes”.
PARANDALOJNË MBIPESHËN
Shkencëtarët nga universiteti në Ontarion Perëndimore kanë zbuluar se si materiet e fshehura në mandarinë parandalojnë mbipeshën, ofrojnë mbrojtje nga diabeti, tipi 2 dhe arteroskleroza. Bëhet fjalë për sëmundjet përgjegjëse për shfaqjen e sulmit në zemër, por edhe në tru.
IDEALE PËR PËRGATITJEN E SHUJTAVE
Mandarina është ushqim që mund ta përdorni në gjellë të ndryshme, sidomos në sallatë të freskët me pemë. Lëngu i mandarinës mund të përdoret në përgatitjen me gjellë nga makaronat dhe në përgatitjen e ëmbëlsirave, por edhe në gjellët me peshk dhe mish pule.
PËRMIRËSOJNË DISPONIMIN
Besoni apo jo, mandarinat mund ta përmirësojnë disponimin tuaj, theksojnë ekspertët nga klinika ‘Mayo” . Aroma e mandarinës ndihmon te stresi, te depresioni dhe vështirësitë e tjera. Nëse keni një ditë të keqe dhe dëshironi të ndiheni më të qetë dhe më të relaksuar, provoni ta konsumoni një mandarinë.
MANDARINAT E RËNDA JANË MË TË MIRA
Kur të dilni për të blerë mandarina, përcaktohuni për ato që kanë peshë më të rendë, kjo për faktin se përmbajnë më shumë lëng dhe ujë. Në mënyrë që të mos humbasin efektin e shëndetshëm dhe vlerat e tyre, mandarinat t’i mbani larg nga kontakti i drejtpërdrejtë me dritën.
(Kosova Sot)


