ARKATANA

SHBA thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara nga përhapja e ndikimit rus në Ballkan. Kështu ka thënë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Sipas burimeve të ‘Blicit’ serb në Uashington, thuhet se për amerikanët është e rëndësishme që Ballkani të mbahet në nivel.

“SHBA nuk e shohin Rusinë si kërcënim, marrëdhëniet janë pak më të relaksuara. Por edhe pse kjo nuk është thënë në mënyrë specifike nga bisedimet mund të konkludohet se qendra humanitare ruse në Nish duhet të mbetet ‘humanitare’ pa iu dhënë përkrahja e ndonjë statusi diplomatik”, thotë ky burim, transmeton lajmi.net.

FIDANISHTJA

Normalisht një nga çështjet kryesore të takimit mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence ishte Kosova.

“SHBA insiston në vazhdimin e dialogut më Prishtinën dhe në këtë kuptim duhet përpjekje më të mëdha nga ne. Pence tha se ai është i vetëdijshëm se çështja është e ndërlikuar por shtoi se i inkurajon të dyja palët dhe do të bëjë gjithçka për të vazhduar bisedimet”, shkruan gazeta serbe.

Tutje, thuhet se sipas Pence, SHBA është e fokusuar në suksesin e Serbisë për të arritur stabilitet në rajon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.