Mobi Casa

Ushqimet që ju kthjellin më shpejt se kafeja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nëse dëshironi që në mëngjes të ndiheni të kthjelltë, të zgjuar, mendje të çiltër dhe energjikë, atëherë kafenë zëvendësojeni me këto ushqime.

BOLLGURI

Bollguri është midis shujtave më të mira që mund ta konsumoni herët në mëngjes. Për pak kohë ju mbush me energji, falë indeksit të ulët glikemik, masë kjo me të cilën karbohidratet shndërrohen në energji. Karbohidratet në bollgur ngadalë absorbohen, prandaj ju mbajnë të zgjuar dhe plot energji.

UJI

A e pini ujin porsa të zgjoheni, në lukth të thatë, nëse po, më shpejt do të kthjelleni. Madje, edhe dehidrimi më i vogël mund t’jua mjegullojë mendjen, sepse nuk ka sasinë e duhur të ujit për kryerjen e funksionimeve. Nëse gjatë punës ju kap gjumi, më shumë ju ndihmon një gotë ujë sesa një filxhan me kafe. Mirë ta keni një shishe ujë gjithmonë me vete

UTHULLA E MOLLËS

Nuk ekziston shpjegim shkencor përse uthulla e mollës kthjell, por përzierja me uthull të mollës, ujë dhe mjaltë është pije që moti konsiderohet si pije që ju mbush me energji, që jua kthjell mendjen dhe dikon pozitivisht në shëndet. Përzieni 2 lugë uthull molle dhe një lugë mjaltë në 2 decilitra ujë, përzieni dhe e pini.

HW

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Konsumimi i sasisë së madhe të perimeve me gjethe të gjelbër është një nga mënyrat më të mira që të furnizoheni me energji. Perimet e tilla përmbajnë shumë vitamina B që i ndihmojnë trupit që ushqimi të shndërrohet në energji. Perimet me gjethe të gjelbër janë një nga përbërësit më të mirë për ‘smoothie’ nëse ia shtoni për kafjall

MENTA

Hulumtimet kanë treguar se aroma e mentës njerëzit i bën më të kthjelltë dhe më pak të lodhur. Prandaj, në vend të kafesë së mëngjesit shumë më mirë ju kthjell çaji nga menta. Kur ju kap lodhja e pasdites, provoni të kthjelleni duke përtypur gjethe të mentës.

VEZËT

Me vezët për kafjall nuk mund të gaboni, sepse të kuqtë e vezës përmbajnë shumë proteina që ju furnizojnë me energji për krejt ditën. Të ziera, të pjekura, të përzhitura – secila mënyrë e përgatitjes do të jetë i duhuri për kafjall. Mund t’i përfshini pothuajse në secilin kombinim.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.