ARKATANA

Drita vazhdon të jetë në gjumë vjeshtor

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rezultatet e dobëta të kampionit aktual të futbollit të Kosovës, Drita, nuk ka bërë që më shumë se 500 shikues të mblidhen në shkallët e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Futbollistët e Dritës edhe njëherë zhgënjyen tifozët e saj, duke ndarë pikët me Trepcën’89.

“Minatorët” nga Mitrovica kishin udhëtuar sot me shpresë se do të importonin së paku një pikë, por gjatë 90 minutave ata kanë mundur shumë lehtë të kthehen me gjah të plot duke i arkëtuar tri pikë.

Skuadra e Dritës lojë të mirë ka treguar vetëm gjatë 30 minutave të pjesës së parë duke e rrezikuar portën e Beqirit, ndërsa në pjesën e dytë futbollistët e Dritës edhe njëherë dëshmuan se janë larg lojërave të zhvilluara nga kampionati i kaluar.

Në minutën e 5-të, Hyshmeri për pak sa nuk shënon në portën e Dritës, gjuajtja e tij përfundon mbi portë.

Futbollisti i vetëm që meriton notë kaluese në radhët e Dritës është Xhevdet Shabani, i cili gjatë 90 minutave ka angazhimin e tij të qindëpërqind.

Në minutën e 18-të, pas një pranimi të topit Xh.Shabani nga një pozitë e vështirë nga 7-8 metra gjen këndin e poshtëm të Beqirit duke sjell në epërsi skuadrën e tij 1-0.

UBT

Fatin e ndeshjës ka mundur ta vulos Endrit Krasniqi në minutën e 27-të, ku i vetmuar nga 3-4 metra nuk e arrin topin për ta dërguan në portën e zbrazët.

Në pjesën e dytë futbollistët e Trepcës’89 dominuan krejtësisht ndeshjen, në minutën e 66 Jashari gjuan fuqishëm nga 24 metra Bakaj mbron topi i rrëshqet nga duart e këtë e shfrytëzon duke e dënuar me gol Velinov.

Në minutën e 81-të, Maloku ka mundur shumë lehtë ta vulos fatin e kësaj ndeshje por gjuajtja e tij nga 12 metra përfundon mbi portë.

Trajneri iTrepcës’89, Gugash Magani pas ndeshjes ka deklaruar.
“Në pjesën e parë u zhvillua futboll i dobët, ndërsa në pjesën e dytë dominuam duke shënuar, kemi mundur të fitojmë këtë ndeshje duke shfrytëzuar problemet psikologjike të cilat janë në radhët e Dritës”.

Ndërsa homologu i tij nga Shqipëria, Shpëtim Duro trajneri i Dritës ka theksuar.
“Dominuam në pjesën e parë, në të dytën u tërhoqëm dhe kundërshtari na dënoi edhe pse nuk e merituam këtë dënim, kemi skuadër solide por nuk po shënojmë kjo është ndeshja e tretë e imja tek Drita, në këto tri ndeshje kemi pasur orar të vështirë por neve po na mungon një sulmues të kalibrit të Kastriot Rexhës”.

Në ndeshjen e radhës skuadra e Dritës është mysafire e Drenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.