Sokol Haliti ka pritur në takim këngëtaren e re vitiase, Erta Ramadani
Viti – Erta Ramadani ndryshe ka rrëmbyer vendin e parë në festivalin “Constelatia Necunoscuta” ne Rumani.
Ajo tha se ka ardhur të takoj kryetarin Haliti dhe ta falënderoj atë për mbështetjen që po i jep ai asaj në karrierën e saj si këngëtare e re nga Vitia e cila sipas saj po e përfaqëson Vitinë dhe Kosovën në shumë festival të këndimit. “I nderuari kryetar, dëshiroj të ju falënderoj juve dhe Komunën e Vitisë për mbështetjen që po më jepni mua si këngëtare e re. Kjo gjë po me jep shtytje që unë të vazhdoj tutje në karrierën time si këngëtare. Për këtë ju janë shumë mirënjohës”, u shpreh ndër tjerash znj. Ramadani.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë, krenohet me talentet që ka në të gjitha fusha dhe po bënë përpjekje maksimale që të mbështetën të rinjtë në arritjen e objektivave të tyre./rajonipress/


