UBT

Në varrimin e Sokol Mehmetit mungoj organizimi i “Skifterave”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Familjarët e të ndjerit janë të zhgënjyer se si tifoklubi “Skifterat”, dje nuk ishin në mënyrë të organizuar në varrimin e shokut të tyre. “Jemi të zhgënjyer se si “Skifterat” nuk kanë marrë pjesë në mënyrë të organizuar në varrimin e djalit tonë, kanë qenë vetëm 4-5 tifoz të “Skifterave”, ne kemi pasur shumë respekt për ju”, ka bërë të ditur familjari Agim Aliu.

Familjarët e tifozit të KF Gjilanit, Sokol Mehmetit, i cili dje u varros në praninë e shumë qytetarëve në fshatin Lladovë, me dhimbje të madhe i kanë dhënë lamtumirën e fundit djalit, vëllait e shokut Sokol Mehmetit.

I ndjeri Mehmeti ka qenë një dashamirë i futbollit por në zemër kishte KF Gjilani dhe Kombëtaren e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Tifo Klubi i “Skifterave” ishin të parët që në faqen e tyre zyrtare kishin njoftuar opinionin për humbjen e shokut të tyre.

Mobi Casa

Familjarët e të ndjerit janë të zhgënjyer se si tifoklubi “Skifterat”, dje nuk ishin në mënyrë të organizuar në varrimin e shokut të tyre.
“Jemi të zhgënjyer se si “Skifterat” nuk kanë marrë pjesë në mënyrë të organizuar në varrimin e djalit tonë, kanë qenë vetëm 4-5 tifoz të “Skifterave”, ne kemi pasur shumë respekt për ju”, ka bërë të ditur familjari Agim Aliu.

Anëtarët e tifo klubit të “Skifterave”, Shaban Buca e Bled Syla, me shumë respekt për familjarët e të ndjerit kanë theksuar.
“Në mënyrë të organizuar do të shkojmë për ngushëllime, ndërsa ne kemi pasur disa anëtar në varrim, ju shprehim ngushëllimet më të thella për humbjen e familjarit tuaj dhe shokut tonë i cili do t’na mungon shumë”.

Në mënyrë të organizuar nga ana e sportistëve ishin KF “Vëllezërit Aliu”, KF “Velekinca” e KF “Veteranët” të futbollit të vogël./sylejman ismajli/rajonipress/