Mobi Casa

Krasniqi tjetër gol në Malajzi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Liridon Krasniqi ka shënuar një tjetër gol në Malajzi te ekipi i Kedah Fa.

Mesfushori kosovar shënoi në humbjen e klubit të tij 3 me 1 nga Kelantan, ndeshje e vlefshme për Kupën e Malajzisë.

Eco Higjiena

Goli i vetëm për Kedah u shënua nga Krasniqi në minutën e 84-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i dytë në Kupë, ndërsa i pesti në të gjitha garat këtë sezon. Ai po shpreson ende të zë një vend në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll./IndeksOnline/