Qifti zihet për pozitën e ndërtimit të shtëpisë, plasë konflikti e dhuna
Gjilan – Policia e Kosovës, stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informatë për një rast dhunë në familje në fshatin Velekincë. Njësitet sektoriale i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se qifti bashkëshortor gjersa ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre, fillimisht kanë pas një konflikt të ashpër verbal në mes vete lidhur me pozitën e ndërtimit të shtëpisë së re, më pas gjendja tensionohet dhe i dyshuari e godet viktimën në kokë, fytyrë dhe trup duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është transportuar në Emergjencën rajonale këtu në Gjilan, pas trajtimit e njëjta lirohet.
I dyshuari pasi është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./rajonipress/


