Eko Higjiena

Mesfushori i Lazios rikthehet në Përfaqësuesen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Valon Berisha do të rikthehet pas një viti te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Sport News mëson që 25-vjeçari do të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Ishujve Faroe.

Mesfushori i Lazios për herë të fundit ka veshur fanellën e Dardanëve më 13 nëntor 2017, kundër Letonisë, miqësore të cilën Kosova e kishte fituar 4-3 në Mitrovicë.

Mobi Casa

Prej se është emëruar trajneri i ri Bernard Challandes, Berisha nuk është grumbulluar asnjëherë me Kosovën dhe gjithnjë arsyetim ka qenë lëndimi, edhe sa ishte pjesë e Salzburgut, por edhe pasi kaloi ne Itali, mungoi në dy ndeshjet e shtatorit në Uefa Nations League.

Sido që të jetë tani futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe po pret të debutojë me Lazion. Trajneri Simone Inzaghi e ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit me Udinesen dhe Romën, por në asnjërin duel nuk e inkuadroi në lojë. Mbetet të shihet a do të debutojë këtë të enjte në Ligën e Europës me bardhekaltrit, që janë mysafirë të ekipit gjerman Eintracht Frankfurt. /SuperSport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.