Vashat e Kosovës së Prishtinës fituese të turneut “Faleminderit Fadil Vokrri”
Gjilan – Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, për nder të legjendës, ish futbollistit dhe kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, sot ka qenë nikoqire e katër skuadrave futbollistike, Tirana AS, Kosova e Prishtinës, Intelektualet nga Gjilani dhe skuadra nga Tetova, Tetova 2017.
Në një ambient të mrekullueshëm në të cilin ishte edhe djali i Fadil Vokrrit, Gramos Vokrri si dhe Drejtoresha për Rini, Kulturë e Sport në komunën e Gjilanit, Shpresa Hajdari dhe koordinatori i sportit të Gjilanit, Malazog Hoxha.
Gramos Vokrri në paraqitjen e tij ka deklaruar.”Ju faleminderit për këtë organizim të dinjitetshëm, babai gjithmonë ka pasur dëshirë dhe gjithmonë punonte për organizime të tilla futbollistike, mundë të them se tërë jetën e tij ja kushtoi organizimeve të tilla për të pasur sukses futbolli”.
Kurse, drejtoresha Shpresa Hajdari ka potencuar.
“E nderojmë dhe e falënderojmë me respekt veprën e Vokrrit, me punën e tij ne sot po gëzojmë dy fusha futbollistike në Gjilan e gjithë kjo ishte ide e tij”.
Bashkëpunëtori i ngushtë për shumë vite, Malazog Hoxha përpos që kishte fjalë të mëdha për veprën dhe jetën e Fadil Vokrrit, ai Gramosit djalit të Fadil Vokrrit i ndau një mirënjohje në gravur me numrin 9.
Katër skuadrat treguan futboll cilësor ndërsa finalja ju takoi vashave nga Prishtina dhe Gjilani.
Pas kohës së rregullt në mes Intelektualeve dhe Kosovës së Prishtinës, takimi përfundoi me rezultat 1-1,ndërsa pas ekzekutimit të penaltive futbollistet nga Prishtina ishin më të mira duke e fituar kupën e këtij turneu për nderë të madhit Fadil Vokrri./rajonipress/



