Eko Higjiena

Qeveri me bazë të gjerë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN, ka kon rmuar se kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është duke punuar për krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë. Ende nuk janë dhënë detaje se kush nga partitë mund t’i bashkohet këtij koalicioni, por rezultatet e konsultimeve priten të mësohen brenda javës.

Partnerët e koalicionit PAN janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm jo për krijimin e numrave për të cilët po spekulohet skajshëm, por për krijimin e një baze më të gjerë politike qeverisëse e që rezultati i këtyre konsultimeve do të dihet menjëherë pasi Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht ta marrë mandatin për krijimin e Qeverisë. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, e cila konfirmon bisedimet të cilat janë duke u zhvilluar në këtë drejtim.

FIDANISHTJA

E mandatin për krijimin e Qeverisë Haradinaj pritet që ta marrë brenda kësaj jave, ashtu siç është deklaruar deri më tani. Ky opsion po shihet i mundshëm edhe nga disa përfaqësues të tjerë politikë.

Sipas tyre, me anë të kësaj Qeverie do të zgjidheshin shumë çështje të cilat gjatë qeverisjes së kaluar mbetën të pazgjidhura, siç janë Demarkacioni, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, etj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.