ARKATANA

Gjyqtarët e prokurorët shkelës amnistohen nga drejtësia

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Plaga më e madhe për sistemin e drejtësisë vazhdon të mbetet kultura e mosndëshkueshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, derisa në anën tjetër kupola e Gjyqësorit dhe Prokurorisë ka qëndruar indiferente dhe ka heshtur përballë shkeljeve të mëdha në sistemin e drejtësisë.

ZBATUESIT E LIGJIT JAPIN SHEMBULLIN MË TË KEQ

“Tepër rrallë ndodh të ngrihet aktakuzë ndaj ndonjë prokurori apo gjyqtari dhe, si gjithnjë, si pasojë e ndërhyrjes apo bashkërendimit të tyre me politikën, rastet e gjykimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve zvarriten deri në pambarim, për të mos u ndarë asnjëherë drejtësi ndaj tyre! Deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, ky është niveli etik i drejtësisë kosovare, e cila për dikë është bërë nënë, e për dikë tjetër njerkë”, u shpreh analisti Florim Zeqa

KGJK-ja e KPK-ja, indiferente ndaj degradimit

Plaga më e madhe për sistemin e drejtësisë vazhdon të mbetet kultura e mosndëshkueshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, derisa në anën tjetër kupola e Gjyqësorit dhe Prokurorisë ka qëndruar indiferente dhe ka heshtur përballë shkeljeve të mëdha në sistemin e drejtësisë.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe derisa, sipas tyre, sistemi i drejtësisë duhet të angazhohet seriozisht në luftimin dhe ndëshkimin e të gjithë zbatuesve të ligjit, të cilët ndërmarrin veprime në kundërshtim me ligjin dhe të mos dështojë në procese gjyqësore, veçanërisht, siç kanë thënë, kur në proces janë të akuzuar zyrtarë të lartë, si dhe asnjë shkelës i ligjit mos të ngelet pa u ballafaquar me drejtësinë, sepse në të kundërtën mosndëshkueshmëria e zbeh besimin e qytetarëve për një sistem drejtësie të pavarur dhe të paanshëm.

Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se përderisa në qeverisjen e vendit, mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies janë bërë plagë e pashërueshme, në sistemin e drejtë- sisë, përveç këtyre, ekziston edhe “kultura” e mosndëshkueshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje të ligjit dhe abuzimit me të drejtën e qytetarëve.

UBT

Sipas tij, kupola e shkeljeve më të mëdha ligjore qëndron pikërisht në sistemin e drejtë- sisë, e që edhe përkundër shkeljeve të shumta, njerëzit e drejtësisë nuk ka kush t’i gjykojë! ” Tepër rrallë ndodh të ngrihet aktakuzë ndaj ndonjë prokurori apo gjyqtari dhe, si gjithnjë, si pasojë e ndërhyrjes apo bashkërendimit të tyre me politikën, rastet e gjykimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve zvarriten deri në pambarim, për të mos u ndarë asnjëherë drejtësi ndaj tyre! Deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, ky është niveli etik i drejtësisë kosovare, e cila për dikë është bërë nënë, e për dikë tjetër njerkë”, u shpreh analisti Florim Zeqa.

Sistem pa integritet

Analisti tjetër Naim Kelmendi thotë se ata që janë të lidhur me pushtetin dhe pushtetarët, atëherë fatkeqësisht edhe janë të amnistuar nga drejtësia që është drastikisht e kapur nga pushteti dhe pushtetarët.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë asnjëherë nuk kanë aplikuar institucionin e llogaridhënies ndaj asnjërit, qoftë në institucionet e drejtësisë apo edhe në institucionet e shtetit, ngase, siç tha, drejtësinë e ka kapur politika në çdo segment të saj, dhe kështu askush nuk i jep llogari askujt. “Atëherë kësisoj shkeljet e abuzimet dhe inkriminimet e atyre që kanë qenë shkelësit e ligjit apo shkelje e tjera mbesin pa u ndëshkuar nga ligji, dhe që kjo cenon ligjin dhe të drejtën. Pra, kështu kjo tregon anën e keqe të gjendjes së sistemit të drejtësisë përgjithësisht, e që pa pavarësimin e tij nga ndikimet politike dhe të tjera nuk mund të ketë asnjëherë sistem drejtësie funksional, me integritet, dhe të mirëfilltë”, potencoi ai. “Derisa të mos gjykohet krimi i organizuar dhe korrupsioni nga vetë sistemi i drejtësisë, pavarësisht ndikimeve dhe interesave të politikës, nuk mund të kemi as drejtësi të përgjegjshme e as sistem drejtësie, pra me integritet, por për rrjedhojë as fuqizim të shtetit të së drejtës e sundim të ligjit në vendin tonë. Po ashtu, plaga më e madhe për sistemin e drejtësisë vazhdon të mbetet kultura e mosndëshkueshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, derisa në anën tjetër kupola e Gjyqësorit dhe Prokurorisë ka qëndruar indiferente dhe ka heshtur përballë shkeljeve të mëdha në sistemin e drejtë- sisë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Të forcohet mbikëqyrja

Analisti Ilir Fetahu ka veçuar se, fatkeqë- sisht, sektori që çalon ndër më të shumtët në Kosovë është ai i drejtësisë, pra Gjyqësia dhe Prokuroria, mirëpo, siç tha, edhe kur gjyqtarët apo prokurorët e caktuar nuk e kryejnë punën e vet si duhet, fatkeqësisht nuk ndërmerren masat ndëshkuese ndaj tyre, edhe pse janë të parapara me ligj. “Inspektorati brenda sistemit të drejtësisë, po ashtu edhe tek Prokuroria dhe Gjyqësia, por, faktikisht, fuqia e tij është më e vogël sesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe eventualisht ende nuk është shumë i fuqishëm, në mënyrë që të ndëshkohet mospuna apo puna e gabuar e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, është shprehur ai. “Andaj, mendoj se duhet të investohet shumë më shumë në këtë resor që është i pavarur brenda drejtësisë, në mënyrë që prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk e bëjnë punën e vet si duhet le ta marrin edhe ata dënimin e merituar, sikurse edhe çdokush tjetër “, spikati për gazetën “Kosova Sot” analisti Ilir Fetahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.