RajoniPress07:37, 25 Shtator, 2018 | 8 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Avdush Canaj
Shtatë delfinë dolën nga uji
në orën shtatë.
Shtatë herë na fotografuan
në shtatë anije përrallash.
Erdhi peshku i vogël
me shtatë shokë
na solli shtatë fotografitë
te bregu i mrekullive,
edhe shtatë libra,
sa guaska e këngës,
me vjersha të kaltëra
nga shtatë yje deti.