ARKATANA

Arrestohet mashtruesi, merrte para nga qytetarët në emër të personave të sëmurë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga disa banor të rrugës “Marie Shllaku” në Gjilan ku kanë raportuar se një person i dyshuar shqiptar është duke kërkuar para për një person të sëmurë dhe dyshohet se i njëjti është mashtrues.

Njësitet policore kanë takuar të dyshuarin dhe gjatë intervistës ka deklaruar se është nga një fshat i komunës së Podujevës dhe se në një bllok banesor nga banorët kishte kërkuar të holla, duke i mashtruar se kinse e kishte një shok të sëmurë nga kanceri dhe i duheshin para për shërimin e tij.

Eco Higjiena

Është njoftuar prokurori kujdestarë, dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/