ARKATANA

Pemët që kanë shumë sheqer dhe ato që kanë pak

/ 3 minuta lexim
HW

Mos u lodhni shumë duke zgjedhur pemët të cilat kanë pak sheqer, sepse sheqeri i pemëve nuk është i njëjtë me atë industrial.

Ky sheqer natyral i cili gjendet në pemë, vjen bashkë me fibrat ushqyese, nutrientët, antioksidantët dhe me materiet e tjera të mira. Megjithatë, duhet të kujdeseni se sa sheqer fusni në organizëm. Secili sheqer, madje edhe ai natyral, ndikon në nivelin e insulinës dhe potencialisht çon në shtimin e peshës trupore dhe në diabet, nëse nuk kontrollohet.

Më poshtë sjellim disa nga pemët si dhe sasinë e sheqerit që ato përmbajnë:

Shumë sheqer: fiku

Në një kokërr mesatare fiku gjenden rreth 10 gramë sheqer! Prandaj fiku është aq i lëngshëm dhe i ëmbël. Përmban mjaft sheqer dhe kalori, pothuajse sa edhe çokollata! Në të vërtetë, për dallim nga çokollata, fiku përmban edhe mjaft fibra ushqyese dhe kalium.

Pak sheqer: mjedrat

Në një filxhan me këtë pemë të sezonit gjenden rreth pesë gramë sheqer. “Bonus” është për shkak që mjedrat kanë më shumë fibra ushqyese se sa pemët e tjera me kokrra, andaj më gjatë do t’ju mbajnë të ngopur, por do të mbajnë edhe ekuilibrin e nivelit të sheqerit në gjak.

Mjaft sheqer: qershitë

FIDANISHTJA

Kur hani një filxhan qershi, keni futur në organizëm 19 gramë sheqer. Fatmirësisht, ana e mirë e kësaj peme të shijshme është që do t’ju ndihmojë të flini. Gjithashtu, përmban edhe antioksidante të cilat janë preventivë e mirë kundër kancerit, por edhe kalium, i cili i ndihmon trupit që të këndellet më shpejt.

Pak sheqer: manaferrat

Nëse e doni këtë pemë, lirisht hajeni – në një filxhan gjenden shtatë gramë sheqer. Ajo që është e shkëlqyeshme është se nga ai porcion do të merrni edhe rreth 20 për qind të dozës ditore të fibrave të nevojshme ushqyese dhe do të jeni më gjatë të ngopur.

Shumë sheqer: rrushi

Me një filxhan rrush do të fusni në organizëm 15 gramë sheqer – mbase edhe për shkak që është i shijshëm. Rrushi i zi është gjithashtu shumë i pasur me antioksitantë, ndërsa të dy llojet e rrushit përmbajnë edhe mjaft fibra ushqyese.

Pak sheqer: dredhëzat

Lajm i mirë për ata që i duan dredhëzat, në një filxhan gjenden shtatë gramë sheqer. Pos kësaj, në të njëjtin porcion gjenden edhe 85 miligramë vitaminë C, gjë që është pak më shumë se sasia e rekomanduar prej 75 miligramëve në ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.