Afërdita Dreshaj hedh poshtë thashethemet rreth shtatzënisë
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u kurorëzuan me martesë në muajin qershor.
Çifti organizuan dasmë madhështore, ndërsa menjëherë pas dasmës udhëtuan në muajin e mjaltit, shkruan lajmi.net.
Pak muaj pas martesës, u përfol se Afërdita është në pritje të fëmijës së parë, kjo për shkak të disa imazheve ku barku i modeles dukej më i fryrë.
Por, e ftuar në “Xing me Ermalin”, Afërdita Dreshaj mohoi gjithë thashethemet rreth shtatzënisë së saj.
Madje, ajo ka qenë e prerë në përgjigjen ndaj moderatorit kur u pyet se a është shtatzënë, duke iu përgjigjur shkurt “Jo”. /Lajmi.net/


