United Hospital

Probleme me mishrat e dhëmbëve, ja si të kujdeseni në mënyrë natyrale

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme që të gjithë duhet të tregohemi shumë kujdes dhe ta marrim seriozisht këtë pjesë.

Sipas statistikave, rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral. Duke krijuar kujdes të pakët ndaj kujdesit të shëndetit oral, do fillojnë infeksionet së pari në mishrat e dhëmbëve më pas në qiellzën e gojës e duke kaluar në organet e brendshme.

Mishrat e dhëmbëve fillojnë me një skuqje e përfundojnë me shfaqjen e disa flluskave të vogla. Kjo bën që të akumulohen baktere dhe këtu fillon pikërisht edhe problem më serioz me mishrat e dhëmbëve.

E gjithë kjo vjen si rrjedhojë e dëmtimit të kockave dhe indeve mbështetës të dhëmbëve, duke sjellë kështu edhe humbjen e dhëmbëve.

Shkaku kryesor i dëmtimit të mishrave të dhëmbëve lidhet me larjen e dhëmbëve në mënyrë jo të rregullt. Tjetër faktor është përdorimi i çamçakëzit, i cili i dëmton ato pavarësisht sa shpesh i lani dhëmbët.

Ka shumë alternativa natyrale që kurojnë mishrat e infektuar të dhëmbëve. Por, këto metoda janë të efektshme vetëm kur gjendjen e mishrave të dhëmbëve keni arritur ta pikasni në kohë.

Eco Higjiena

Por më e “rrezikshmja” është Paradentoza! Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq, paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.

Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve, aroma nga goja, shija e çuditshme në gojë, dhimbje në dhëmbë dhe në mishin e tyre.

Receta popullore që shëron këtë problem është pastrimi i dhëmbëve për çdo ditë me vaj ulliri. Vaji i ullirit kujdeset mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.

Aloe Vera është bima magjike që sjell përfitime të panumërta në shëndet. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar mishrat e dhëmbëve të dëmtuar. Atë mund ta përdorni si pastë dhëmbësh ose thjesht të bëni gargarë me pak ujë dhe Aloe Vera.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.