Fundamenti

UBT po kryen përgatitjet për organizimin shtatë Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

UBT po organizon për herë të shtatë Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, e cila edhe këtë vit ka zgjuar interesimin e qindra ekspertëve dhe hulumtuesve shkencorë. Si risi e këtij edicioni, organizimi i konferencës do të bëhet për herë të parë në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, 26-28 tetor.

Përgatitjet për mbarëvajtjen e kësaj konference janë në përfundim e sipër, teksa po pranohen edhe abstraktet e punimeve shkencore që do të kenë mundësi të prezantohen para një audience tejet të gjerë.
Mbi 500 ekspertë nga më shumë 25 vende të botës do të prezantojnë rreth 300 punime shkencore, që i përkasin 15 fushave të studimit.

FIDANISHTJA

Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që të bëjë të mundur shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive në mes hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të ndryshëm nga industria./rajonipress/